• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ABUZIMI ME TENDERAT/ Reagon Ylli Manjani: Mendova se çka ndodhur. Le të më hetojnë se…
Home
Politikë

ABUZIMI ME TENDERAT/ Reagon Ylli Manjani: Mendova se çka ndodhur. Le të më hetojnë se…

6 February, 2019 F.autor Politikë

Ylli Manjani ka reaguar pas arrestimeve të disa zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë, të cilat akuzohen se kanë abuzuar me miliona euro.

Mes personave nën hetim, raportohet se është edhe ai si ish-ministër, bashkë me Petrit Vasilin.

Reagimi i Manjanit

Sapo u zgjova u njoha me lajme “bombastike” mbi disa arrestime zyrtarësh.

Mendova për një çast se kush e di çoa ndodhur me çështjen e unazës së re apo ndonjë koncension apo blerje votash.

Por jo! Ishin arrestuar disa zyrtarë dhe ish- zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë.

Ende nuk kuptoj nëse janë arrestuar, pra me vendim gjykate, apo shoqëruar e ndaluar nga policia.

Nuk më erdhi mirë sigurisht! Janë punonjës të asaj Ministrie dhe për aq kohë sa kam punuar me ta, ndjej keqardhje.

Në disa lajme elektronike lexova se qenkam dhe unë bashkë me Petrit Vasilin në verifikim!

Unë nuk di asgjë për këtë fakt por nëse duan të verifikojnë apo hetojnë shumë mirë do bëjnë.

Nëse ky pushtet ka mbaruar punë me trafikun e drogës, kanabizimin e vendit, koncensionet e PPP, tenderat e infrastrukturës dhe abuzimet miliona e eurove, le ti verifikojnë edhe shërbimet mbështetëse të Ministrisë së Drejtësisë.

Biles edhe të kohës së sotme, se i njëjti personel është.

Unë nuk jam person me imunitet dhe as mbrohem nga parti apo njeri tjetër.

Mendoj dhe shprehem lirisht për atë që mendoj, pavarësisht çmendojnë të tjerët.

Për të gjithë të interesuarit, miq e gazetarë nuk kam asnjë koment më shumë për këtë çështje.

Nuk kam ndërmend të bëj e as ti nënshtrohem gjyqeve popullore dhe elektronike.

Aq më tepër për gjera të stisura.

Portaleve e mediave pro qeverisë, aq më pak lodhem ti sqaroj e tu jap ushqim që ata të vijojnë të vjellin kundër meje.

Vijoj të mendoj e shprehem lirisht mbi ato që mendoj, pa i marrë leje askujt! Si gjithmonë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËGJESË ME MINSITRIN E BRENDSHËM/ Lleshaj-Mehmetajt: Do flas me ju kur të mbaroni Universitetin
Previous article TRONDITET SËRISH VLORA/ Detajet e REJA: Burri vret gruan dhe më pas veten

F.autor

Postime të ngjashme

TRE VITE NGA SULMET E HAMASIT NË IZRAEL/ Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja Politikë

TRE VITE NGA SULMET E HAMASIT NË IZRAEL/ Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit Politikë

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT