Ish-kryetari i Komunës Kodovjat Arianit Çela është proceduar penalisht pasi gjatë vitit 2013 ky shtetas duke shpërdoruar detyrën ka falsifikuar dokumentet e pronësisë të një trualli.
Gjithashtu është proceduar penalisht ish-drejtori i ZRPP në Peqin si edhe ish-topografi në ZRPP .
Shtetasit S.D., 65 vjec ish-drejtor në ZRPP Peqin dhe J. D., 64 vjec, ish-topograf në ZRPP Peqin, pasi gjatë vitit 2009 këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kanë falsifikuar dokumentet e pronësisë të një trualli.
Njoftimi zyrtar:
Nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
1.A. Ç., 52 vjec, banues në fshatin Kodovjat, Gramsh, ish-kryetar i komunës Kodovjat, pasi gjatë vitit 2013 ky shtetas duke shpërdoruar detyrën ka falsifikuar dokumentet e pronësisë të një trualli.
2.S. D., 65 vjec ish-drejtor në ZRPP Peqin dhe J. D., 64 vjec, ish-topograf në ZRPP Peqin, pasi gjatë vitit 2009 këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kanë falsifikuar dokumentet e pronësisë të një trualli.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.


