• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ABUZIMI ME 900 MIJË EURO ME TENDERAT NË UNIVERSITETIN E TIRANËS/ SPAK kërkon rreth 34 vite burg për 23 të pandehur
Home
Aktualitet
Kronikë

ABUZIMI ME 900 MIJË EURO ME TENDERAT NË UNIVERSITETIN E TIRANËS/ SPAK kërkon rreth 34 vite burg për 23 të pandehur

27 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka lexuar sot pretencën për 23 të pandehurit e dosjes “Bujqësori” të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. Bëhet fjalë për 9 procedura tenderimi të bëra fiktive gjatë vitit 2022, në vlerën 90 milionë lekë të reja. Të përfshirë në dosje janë zyrtarë të Universitetit dhe biznesmenë ndaj të cilëve rëndon dhe akuza e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Prokurori i çështjes Dritan Prençi ka kërkuar 34 vite e 6 muaj burg për 23 të pandehur, të cilët do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar. Për 19 prej tyre SPAK kërkon që dënimi me burg t’i konvertohet me shërbim prove dhe punë publike. SPAK ka kërkuar dënimin me 3 vite burg dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite për administratorin e UBT-së Edmond Tërthorja.

Ndërkohë sipas procedurës së zakonshme e të ndarë nga pjesa tjetër do të gjykohen Piro Zoga, Ilir Kusi, Bejo Bizhga, Dritan Laçi dhe Arjan Buliaj.

1.Edmond Terthorja – Administrator i UBT-së – 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
2.Amarildo Lleshi – Përgjegjës juridik i UBT-së – 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
3.Serafin Skenderi – 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
4.Altin Murto – 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
5.Klara Jahollari – 1 vit burg, t’i pezullohet masa e dënimit. Konvertim në shërbim prove 150 orë dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
6.Agim Sefa – 1.6 vite burg, t’i pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare.
7.Mehmet Qoshja – 1.6 vite burg, t’i pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare.
8.Enkeleida Sallaku – 1 vit burg, t’i zbritet 1/3 e masës së dënimit dhe të pezullohet, të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 150 orë dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
9.Romina Koto – 1 vit burg, t’i zbritet 1/3 e masës së dënimit dhe të pezullohet ekzekutimi i vendimit, të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 150 orë dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
10.Artur Koleci – 1.6 vite burg, t’i zbresë 1/3 e masës së dënimit dhe të konvertohet në 2 vite shërbim prove.
1.Blenard Spaho – 1.6 vite burg, t’i zbresë dënimi me 1/3 dhe të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 2 vite.
12.Tedi Proda – 1.6 vite burg, t’i zbresë 1/3 e masës së dënimit dhe të konvertohet në 2 vite shërbim prove.
13.Elvira Shtogu – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3 dhe të konvertohet në shërbim prove 150 orë.
14.Tone Vukaj – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të konvertohet në shërbim prove 150 orë.
15.Eridiana Cuni – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
16.Erjola Kopali – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
17.Etleva Shore – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
18.Ilir Kapaj – 1.6 vite burg, zbret 1/3 e masës së dënimit dhe vendoset në shërbim prove për 24 muaj.
19.Radion Dhromi – 1.6 vite burg, zbret 1/3 e masës së dënimit dhe vendoset në shërbim prove për 24 muaj.
20.Klea Lekoçaj – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
21.Mimoza Sefa – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
22.Mimoza Shehu – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
23.Rezearta Dervishi – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHEMBJA E RRUGËS LIBRAZHD-PRRENJAS/ Bllokohen 3 km në të dyja anët e segmentit të shkatërruar në Dragostunjë
Previous article RENDI I DITËS/ Plas debati, ndërpritet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Vlorës

s.autor

Postime të ngjashme

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT) Aktualitet

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT)

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT