Gjykata Penale e Tiranës ka njohur me masat e sigurisë zyrtarët e ministrisë së Drejtësisë të përfshirë me skandalin e tenderave.
Kështu gjykata ka vendosur “arrest shtëpie” për Juliana Hoxhën, ish sekretaren e Përgjithshme në MD, “arrest me burg” për drejtorin Ekonomik Aurel Lamçe dhe “arrest me burg” për specialistin e IT Lusien Ali, ky i fundit i shpallur në kërkim. Për të tjerët është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”
Seanca është zhvilluar pa kamera me kërkesë të Prokurorit Kreshnik Ajazi. Kujtojmë se për abuzimet me tenderat po verifikohen edhe dy ish ministrant e LSI, Petrit Vasili e Ylli Manjani.
Zyrtarët e përfshirë janë:
Juliana Hoxha
Lusien Ali
Arlind Alika
Airel Lamçe
Marsuela Aliaj
Doralda Muka
Ethem Vigani
Ornela Bleda
Ilir Çuni
Arlin Arapi
Orgesa Goga
Eris Sheshi
5 tenderat abuzivë
1.Mirembajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS ne 7 Gjykatat Administrative
2. Përmiresimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale
3.Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirembajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar
4.Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës
5.Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik te çështjeve të përmbarimit
Sipas prokurorisë Hetimet janë shtrirë pikërisht në këto 5 procedura tenderimi, ndërsa 12 personat e përfshirë dyshohet se kanë konsumuar veprën penale të Shpërdorimit të detyrës dhe atë të Shkeljes së Barazisë së Pjesëmarrjes në tendera.
Ka qenë grupi i inspektimit, i Ministrisë së Drejtësisë dhe më pas ai i Ministrisë së Financave, që kanë evidentuar shkeljet me pasoja të rënda për buxhetin e shtetit.
Shkeljet më të rënda janë raportuar në lidhje me shërbimin e kamerave në burgje, ndërsa ka dyshime se edhe regjistri noterial nuk funksiononte.


