• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A REZIKON KOSOVA DESTABILIZIMIN NËSE KUSHTETUESJA…? Haradinaj: Kurtit s’ja mori kush pushtetin, ia mori Parlamenti
Home
Rajon

A REZIKON KOSOVA DESTABILIZIMIN NËSE KUSHTETUESJA…? Haradinaj: Kurtit s’ja mori kush pushtetin, ia mori Parlamenti

8 May, 2020 s.autor Rajon

A rezikon Kosova destabilizimin nëse Kushtetuesja rrëzon dekretin për qeverinë e re? Ramush Haradinaj: Kurtit s’ja mori kush pushtetin, ia mori Parlamenti me mocion

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka folur mbi përplasjet e krijuara në lidhje me formimin e qeverisë së re në Kosovë, pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti. Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka dekretuar Avdullah Hotin për kryeministër të ri, por ky proces u bllokua përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese deri më 29 maj, datë në të cilën pritet që ky organ të shprehet mbi kushtetutshmërinë e këtij dekreti.

Haradinaj tha në “Euronews Now” se të gjithë presin që Kushtetuesja të japë një përgjigje, e cila do t’i lironte rrugën formimit të qeverisë së re. Në rrugën që ndodhet Kosova, Haradinaj tha se vendit i duhet një qeveri me mandat të plotë të votuar në Kuvend.

“Rasti është në Gjykatën Kushtetuese, në bazë të vlerësimeve të ekspertëve ka bazë reale që Gjykata Kushtetuese të gjejë dhe t’i japë një bazë kushtetuese dekretit për mandatarin e ri, kësisoj dhe të fillojë punën qeveria e re në Kosovë. Presim një përgjigje që do t’i mundësojë Kosovës krijimin e një qeveri të re. Është me rëndësi që Kosova jo vetëm për shkak të pandemisë dhe vështirësive që ka krijuar, por edhe për shkak të proceseve të lidhura me Kosovën, që të kemi një qeveri me mandat të plotë të votuar në parlament”, tha ai.

Por, çfarë do të ndodhë nëse Gjykata Kushtetuese e shpall antikushtetues dekretin e Thaçit mbi qeverinë e re, Haradinaj dha këtë përgjigje: “Pastaj do të thotë se duhet parë se cilat janë rrugët që duhet të ndjekë Kosova në bazë të Kushtetutës së vendi për veprimet të mëtejshme”, tha Haradinaj.

Gazetarja e Euronews Albania, Bruna Çifligu, pyeti drejtpërdrejt ish-kryeministrin se sa rrezikon Kosova që të përfshihet në destabilizim politik nëse Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Thaçit, ndërkohë Haradinaj tha se nuk beson në një skenar të tillë.

“Jo! Janë procese kushtetuese në vend, mocioni i mosbesimit ka kaluar me 2/3 e votave në parlament për qeverinë Kurit. Pra, qeverisë Kurti nuk ia ka marrë dikush tjetër pushtetin ose të drejtën për të ,por ia ka marrë Parlamenti, ai që e ka zgjedhur dhe ai ia ka hequr dhe këtë nuk e ndryshon askush. Nëse baza kushtetuese qëndron për të mandatarin e ri formohet qeveria kushtetuese, ligjore dhe protesta është e dejtë legjitime për të gjithë ne, por në këtë rast argumentet qëndrojnë më bazën kushtetuese dhe ne duhet t’i respektojmë të gjithë. Qeveria Kurti ka humbur shumicën e vet. Ja t’ju jap shembull: Edhe nëse Aleanca fare të mos kishte shkuar në seancë për të votuar, sërish do të ishin 70 vota kundër qeverisë Kurti, ndërsa kjo qeveri është zgjedhur me 64 vota”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOHA E LULESHTRYDHEVE/ Si ta dallojmë atë që është rritur me kimikate?
Previous article LAJME OPTIMISTE/ Sot, dita e DHJETË pa humbje jete nga Covid-19 në Shqipëri

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT