Kryeprokurorja Arta Marku ka shuar kureshtjen e ngritur prej kohësh se ajo, në mënyrë direkte apo indirekte, është një “ushtare” e SHBA-ve dhe e ndikimit të tyre të madh në kushtet e implementimit të reformës në drejtësi.
E ftuar në emisionin Real Story, Marku është shprehur se se busulla e saj e vetme është Kushtetuta dhe ligji i Shqipërisë, dhe jo amerikanët. Në lidhje me formën e zgjedhjes së saj, të kontestuar ashpër nga opozita, Marku u shpreh se nuk do të donte të jepte një koment, pasi ligjin dhe Kushtetutën nuk e ka bërë ajo.
Një tjetër pikë e nxehtë, ajo e perceptimit se kryeprokurorja po heton vetëm eksponentë politikë të opozitës, është hedhur poshtë nga Marku, e cila ka deklaruar se ajo po heton çështjet e lëna pezull prej vitesh.
Balla: Mënyra sesi jeni zgjedhur ka hapur shumë debate, çmendim keni mbi këtë?
Marku: Nuk e kam bërë unë ligjin dhe kushtetutën, smund të jap një opinion për këtë, nuk e shoh të arsyeshme. Ajo që mund të them është se në punën time nuk kam asnjë ndikim nga askush dhe nuk do të lejoj ndikime.
Balla: Duket sikur keni ndikim nga SHBA-të…ju garantoni se do të jetë vetëm kushtetuta pika juaj e referëencës apo edhe amerikanët.
Marku: E garantoj që busulla ime do të jenë kushtetuta dhe ligjet e këtij vendi.
Balla: Pse nuk ka hetime për zyrtarë të partisë në pushtet?
Marku: Sic e thatë edhe ju është thjesht një perceptim, mbase i krijuar nga ata që janë nën hetim. Të gjitha cështjet e deritanishme, janë pothuajse të gjitha cështje të vjetra. Dosje që kanë qenë prej vitesh nën hetim dhe për një arsye apo një tjetër, unë i kam gjetur aty. Skma bërë asgjë më tepër vetëm që të lejoj prokurorët të bëjnë punën e tyre.
Balla: Ju po thoni se më përpara prokurorët janë penguar..?
Marku: Nuk thash këtë, thash gjëndjen në të cilën gjeta cështje të caktuara.


