• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A po ndërmerr Koreja e Veriut hapa drejt çarmatimit bërthamor pas takimit Trump-Kim?
Home
Nderkombetare

A po ndërmerr Koreja e Veriut hapa drejt çarmatimit bërthamor pas takimit Trump-Kim?

21 June, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Një javë pasi Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se Koreja e Veriut nuk përbën më rrezik bërthamor, ushtarakë të lartë amerikanë paralajmërojnë se nuk ka ende asnjë shenjë që Pheniani po ndërmerr ndonjë hap drejt çnuklearizimit. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, u tha gazetarëve se nuk pret hapa të tillë, përderisa nuk ka filluar ende negocimi i detajeve të marrëveshjes.

Presidenti Trump shfrytëzoi ndërkohë një tubim të stilit elektoral në Duluth, të shtetit Minnesota, për të paraqitur hapat drejt çnuklearizimit që po ndëmerr udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

“Eshtrat e heronjve tanë, 200 prej tyre, na i kanë kthyer në atdhe. Ndaluan hedhjen e raketave mbi Japoni. Ndaluan të gjitha testimet bërthamore. Ndaluan të gjithë punën kërkimore bërthamore. Pra, ndaluan çdo të lidhur me raketat dhe gjithçka që ne u kërkuam. Gjithashtu, i hodhën në erë instalacionet ku bënë testimet”, u tha mbështetësve Presidenti Trump.

Presidenti Trump tha se Kim Jong Uni do ta shndërrojë Korenë e Veriut në një vend të mrekullueshëm. Vlerësimi i Presidentit amerikan kushtëzohet nga fakti nëse veprimet e Kim Jong Unit do të përmbushin kërkesat amerikane për të lehtësuar sanksionet ndaj vendit të izoluar.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka paralajmëruar se sanksione të forta do të mbeten në fuqi derisa SHBA-ja të verifikojë “çnuklearizimin e plotë” të Phenianit.

Zoti Pompeo tha se ai pret të rikthehet në Korenë e Veriut në të ardhmen e afërt për të zbërthyer detajet e marrëveshjes.

Si pjesë e kësaj marrëveshjeje, Presidenti Trump ka premtuar t’i japë fund stërvitjeve ushtarake të përbashkëta të SHBA-së dhe Koresë së Jugut, të cilat kanë premtuar tashmë të pezullojnë stërvitjen e përbashkët të parashikuar në muajin gusht.

Zyrtarët amerikanë dhe ata koreanojugorë pritet ta diskutojnë këtë çështje ditën e premte, dhe konsultime të mëtejshme do të vazhdojnë javës tjetër kur Sekretari amerikan i Mbrojtjes të udhëtojë drejt Seulit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Plani i BE, asnjë vend afrikan nuk pranon qendrat e emigrantëve
Previous article Kroacia “dhunon” Argjentinën/ Ballkanasit i japin "leksion" Messit me shokë (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT