• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A po ndahet Afrika në dysh? Çarja gjigande në Kenia vijon të zmadhohet
Home
Jetë

A po ndahet Afrika në dysh? Çarja gjigande në Kenia vijon të zmadhohet

30 March, 2018 k.autor Jetë

Një çarje gjigande prej disa kilometrash u shfaq papritur së fundmi në jug-perëndim të Kenias.

Kjo ndarje, që vijon të zmadhohet, shkaktoi rrëzimin e një pjese të autostradës Nairobi-Narok, dhe u shoqërua me aktivitetet sizmik në zonë.

Tani hulumtuesit sugjerojnë se pas disa miliona vitesh, kontinenti afrikan mund të ndahet në dysh.

Në një artikull për the Conversation, ekspertja britanike Lucia Perez Diaz shpjegon sesi mund të ndodhë një gjë e tillë.

Toka është një planet gjithnjë në ndryshim, ndonëse në disa aspekte ndryshimi mund të jetë thuajse i padallueshëm për ne.

Pllakat tektonike janë shembulli më i mirë i kësaj. Por herë pas here ndodh diçka dramatike, që ngre pyetje si në rastin konkret, nëse do të ndahet ose jo Kontinenti Afrikan në dysh.

Ajo që po ndodh në Afrikë është thyerja e pllakave tektonike, duke krijuar një çarje dhe kufij të rinj të pllakave. Aktualisht, përgjatë pjesës lindore të luginës së shkëputur vijon të ketë aktivitet. Pikërisht ky aktivitete do të bëjë që disa miliona vite më vonë, Afrika të ndahet më dysh.

Ekspertët po e studiojnë nga afër këtë çarje, për të kuptuar më shumë rreth fazave të tij dhe të ndodhive natyrore që mund të pasojnë.

Parashikimet janë që rajonin e Afar, ku e gjithë çarja e luginës është e mbushur me gurë vullkanikë, litosfera është holluar në një pikë të tillë që mund të thyhet plotësisht. Kur kjo të ndodhë, një oqean i ri do të fillojë të formohet. Kjo do të bëjë që në një periudhë afatgjatë, deti të mbulojë të gjithë çarjen e tokës.

Uji do të mbulojë zonën dhe për pasojë Kontinenti Afrikan do të bëhet edhe më i vogël dhe në Oqeanin Indian do të ketë një ishull të madh, me pjesë të Etiopisë dhe Somalisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI/ E shtunë 31 mars: Menduat vërtetë se do të bënit plazh! Mbajini çadrat me vete, rikthehen shirat...
Previous article Debati për LGBTI, reagon zyra e BE-së në Tiranë: Ne i promovojmë këto parime...

k.autor

Postime të ngjashme

SKENA FILMI NË PLAZHIN E SIÇILISË/ Çanta me 700,000 euro del në breg, pushuesit mbushin xhepat Jetë

SKENA FILMI NË PLAZHIN E SIÇILISË/ Çanta me 700,000 euro del në breg, pushuesit mbushin xhepat

HORROR NË FRANCË/ Pesë foshnja të porsalindura gjenden të pajeta brenda banesës së një çifti Jetë

HORROR NË FRANCË/ Pesë foshnja të porsalindura gjenden të pajeta brenda banesës së një çifti

SI NË NJË FILM AVENTURASH/ Po ecte në pyll dhe gjeti një shpatë 2,700-vjeçare të ngulur drejt në tokë Jetë

SI NË NJË FILM AVENTURASH/ Po ecte në pyll dhe gjeti një shpatë 2,700-vjeçare të ngulur drejt në tokë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT