• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A PO MBINGARKOHEN NXËNËSIT ME MËSINE? Flet Shahini: Për herë të parë prindërit po shohin sa punë bëhet
Home
Politikë

A PO MBINGARKOHEN NXËNËSIT ME MËSINE? Flet Shahini: Për herë të parë prindërit po shohin sa punë bëhet

12 April, 2020 k.autor Politikë

Ministrja e Besa Shahini ka deklaruar se mësuesve iu janë dhënë instruksione që të marrin parasysh kushtet në të cilat po punojnë nxënësit në shtëpi.

E ftuar në programin “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan ajo është shprehur se mësimi nga shtëpia për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestë nuk është fare problem, por për nxënësit që kanë mësues të ndryshëm, pasi ata mbingarkohen shumë me detyra.

Shahini ka theksuar se për herë të parë prindërit janë në të njëjtin ambient bashkë me fëmijët dhe po i shohin sa punë bëhet në arsim.

Pjesë nga intervista:

Ardit Gjebrea: Zonja Besa po ankohen prindërit, po na i ngarkojnë shumë nxënësit me mësime. Çfarë po ndodh a është e vërtetë që ata po ngarkohen kaq shumë me mësime? Ndoshta ngaqë janë në shtëpi dhe nuk kanë pasur këtë mundësinë e të qëndruarit me fëmijën kaq shumë apo mos është ngarkesa më e madhe seç duhet, se kam përshtypjen se ju jeni impenjuar që të vazhdohet njësoj sikur jemi në shkollë, por kjo ka dhe bishtat më pas, si i bëhet që këtu ta rregullojmë pak këtë gjë?

Besa Shahini: Ne ju kemi dhënë instruksione mësuesve që të marrin parasysh kushtet në të cilat po punojnë dhe mos ngarkojnë nxënësit në të njëjtën mënyrë sikur po të ishim në shkollë.

Ardit Gjebrea: Nuk e bëjnë të gjithë!

Besa Shahini: Mësuesit kanë qenë të zellshëm dhe kanë kërkuar nga nxënësit, sidomos mësuesit që kanë bërë dhe leksionet, se nëse ke bërë një leksion dhe ke xhiruar veten, ti pret që nxënësi të ndjekë hapin. Për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestë nuk është fare problem, është problem për nxënësit që kanë mësues të ndryshëm dhe nëse ke disa mësues të ndryshëm dhe secili është më i zellshëm se tjetri, atëherë nxënësi nganjëherë është i mbingarkuar. Po është ajo që thatë dhe ju, që për herë të parë prindërit janë në të njëjtin ambient bashkë me fëmijët dhe po i shohin sa punë bëhet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article USHQIMET PRANVERORE QË JU DOBËSOJNË/ Këshilla të shëndetshme për një trup perfekt
Previous article PORTRETET/ Të SHËRUARIT nga Covid-19 që rikthyen shpresën në Shqipëri. Buzëqeshje, falenderime dhe një letër!

k.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë... Intervista

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë...

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot Politikë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT