• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 December, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

1 December, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A MUND TË SHTOSH PESHË NGA UJI ME GAZ? Ja çfarë duhet të dini
Home
Shëndet

A MUND TË SHTOSH PESHË NGA UJI ME GAZ? Ja çfarë duhet të dini

16 November, 2023 s.autor Shëndet

Uji i gazuar ofron të njëjtat përfitime hidratuese si uji mineral por pasurohet me bulëzat argëtuese që i japin ujit një nuancë shumë herë më interesante.

Ekspertët thonë se uji i gazuar pa asnjë lloj sheqeri apo ëmbëlsuesi artificial nuk ka asnjë ndikim në peshën trupore.

Për më tepër, uji i gazuar ju mban të hidratuar dhe konsiderohet i shëndetshëm.

Ndërkohë, një studim i publikuar në vitin 2017, zbuloi një lidhje mes konsumit të rregullt të ujit të gazuar me shtimin në peshë.

Gjetjet e studimit treguan se pirja e tepërt e ujit të gazuar e shtyn njeriun të hajë më shumë. Rrjedhimisht ai do të shtojë në peshë.

Autorët e studimit, thanë se përmbajtja e ujit me gaz, shkakton probleme me tretjen. Ajo rrit rrezikun e shtimit në peshë, mbipeshës dhe dhjamosjes së mëlçisë.

Sipas tyre, uji me gaz nxit çlirimin e një hormoni në sistemin tretës që i tregon trupit kur është i uritur. Sekretimi i tepërt i këtij hormoni nënkupton një uri më të madhe dhe ushqyerje të përsëritur.

AgroWeb.org sugjeron se, si në rastin e çdo pijeje tjetër, edhe tek uji me gaz, sekreti qëndron tek të mos tepruarit. Ekspertët nuk këshillojnë që njerëzit të zëvendësojnë ujin e zakonshëm me ujë me gaz.

Uji me gaz me aroma dhe shije shtesë nuk është i shëndetshëm

Uji i gazuar dhe i ëmbëlsuar me produkte shtesë ose ‘aroma natyrale’ siç mund të jetë aroma limoni, duhen shmangur.

Përbërësit e ujit janë të paqartë dhe ato mbartin rreziqe të fshehura.

Nëse dëshironi, AgroWeb.org këshillon t’i shtoni limon, erëza apo frutat tuaj të preferuara në ujin e gazuar.

Ndikimi në shëndetin e shëmbëve

Uji i gazuar është një alternativë shumë më e shëndetshme se pijet e gazuara apo lëngjet e frutave.

Megjithatë mënyra se si e pini atë ka ndikim në shëndetin dentar.

Për të mbrojtur dhëmbët, këshillohet që uji me gaz nuk duhet pirë gjithë ditën.

Praktikisht do të jeni duke larë dhëmbët me acid.

Uji me gaz duhet pirë brenda 5-10 minutave që të lejojë pështymën të mbrojë dhëmbët sërish./AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TYM, DHUNË E FLAKË NË SOFJE/ Tifozët përleshen me policinë jashtë stadiumit ku luhet Bullgari-Hungari
Previous article VRAU OFICERIN E POLICISË DHE DJALIN E TIJ 8-VJEÇAR/ Gjykata kanadeze refuzon ekstradimin e shqiptarit

s.autor

Postime të ngjashme

GJITHMONË ME DHIMBJE KOKE? Si ta largoni atë me 6 lëvizje të thjeshta Shëndet

GJITHMONË ME DHIMBJE KOKE? Si ta largoni atë me 6 lëvizje të thjeshta

NGA RËNIA NË PESHË TEK ÇRREGULLIMET E TIROIDES/ Vlerat çudibërëse të bërthamës se avokados në shëndet Shëndet

NGA RËNIA NË PESHË TEK ÇRREGULLIMET E TIROIDES/ Vlerat çudibërëse të bërthamës se avokados në shëndet

VËMËNDJE/ Zbuloni ushqimin “antibiotik” që rregullon presionin e gjakut, kolesterolin dhe siguron jetëgjatësi Shëndet

VËMËNDJE/ Zbuloni ushqimin “antibiotik” që rregullon presionin e gjakut, kolesterolin dhe siguron jetëgjatësi

Facebook Comments

BAJRAM PEÇI/ Shqipëria e pavarur, mes Vlorës dhe Shkupit Blog

BAJRAM PEÇI/ Shqipëria e pavarur, mes Vlorës dhe Shkupit

ARTUR AJAZI/ Revolucioni vazhdon… Blog

ARTUR AJAZI/ Revolucioni vazhdon…

MERO BAZE/ 17 kullat! Blog

MERO BAZE/ 17 kullat!

EDUARD ZALOSHNJA/ Gjysma pro Izraelit e 36% pro Palestinës Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Gjysma pro Izraelit e 36% pro Palestinës

MERO BAZE/ Rama, “aktivisti”, “patronazhisti”…dhe Berisha Blog

MERO BAZE/ Rama, “aktivisti”, “patronazhisti”…dhe Berisha

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT