Nuk ekziston ndonjë dëshmi shkencore që shpjegon nëse depilimi me dyll është i pasigurt, por gjithsesi nuk është i këshillueshëm nga dermatologët.
Lëkura juaj ka të ngjarë të jetë më e ndjeshme dhe të nxit kruarjet tani që jeni shtatzënë, për shkak të të gjitha ndryshimeve hormonale në trupin tuaj.
Depilimi mund të shkaktojë dëmtim të enëve të vogla të gjakut, të cilat potencialisht mund të preken nga bakteret dhe të infektohen. Megjithatë rreziku që të ndodhë kjo është shumë i vogël.
Kini parasysh se gjatë shtatzanisë qimet priret të rriten më shumë në shumë zona të trupit tuaj.
Nëse doni të depiloheni me dyll, provojeni fillimisht në një zonë të vogël lëkure, që nuk është e irrituar, e djegur nga dielli, nuk ka vena ose variçe të dukshme mbi të.
Nëse shkoni në qendër estetike tregojini estetsites se jeni shtatzanë, pasi ka nga ato që nuk praktikojnë depilimin gjatë tremujorit të parë.