• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 March, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

31 March, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KU NDODHET TALO ÇELA? SPAK bën lëvizjen e menjëhershme
Home
Aktualitet
Kronikë

KU NDODHET TALO ÇELA? SPAK bën lëvizjen e menjëhershme

19 March, 2023 shqipe.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një operacion i kryer nga prokuroria e posaçme SPAK, në ndihmë të së cilës është vënë dhe policia e Elbasanit, ka pasur si qëllim arrestimin e njeriut më të kërkuar nga drejtësia Shqiptare, Talo Çela.

Ndërhyrja policore për kapjen e Talo Çelës, i akuzuar për disa ngjarje të rënda, është kryer në zonën mes fshatrave Sinaballaj dhe Jubë të Rrogozhinës.

Përmes dokumentave të siguruara nga gazetari Elton Qyno në dosjen “Dumani”, tregohet se aksioni i SPAK dhe prokurorisë së Elbasanit, është zhvilluar në dy banesa.
Policia dhe SPAK, kishin marë informacione në rrugë operative se Talo Çela, fshihej në banesën e Lefter J. dhe Besnik J, të cilët janë me vendbanim pikërisht në zonën ku ka qëndruar familjarisht për shumë vite dhe bashkëpuntori i prokurorisë, Nuredin Dumani.

Informacioni se Talo Çela, fshihet pikërisht në zonën e fshatit të Dumanit, ka çuar prokurorinë të realizojë një kontroll “BLIC” me shpresën e kapjes së Çelës.
Gjatë kontrolleve nuk është konstatuar asnjë send i paligjshëm dhe asnjë gjurmë e Talo Çelës, duke mos sjellë asnjë rezultat.
Ndërhyrja policore në këtë zonë të Rrogozhinës, kryhet në një kohë kur ekzistojnë zëra mediatike se Talo Çela, mund të jetë vrarë.

Por SPAK dhe prokuroria e Elbasanit, prej më shumë se dy vite hetojnë dosjet e Talo Çelës, megjithëse ai nuk është arritur të kapet asnjëherë nga policia kriminale.
Në të njëjtën kohë shumë të dhëna operative tregojnë se Talo Çela, lëviz i qetë mes Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe zonës së Peqinit, raporton gazetari Elton Qyno.

Lirshmëria e njeriut më të kërkuar nga policia, u prezanta dhe në një raport nga ish-drejtori i antiterrorit në Tiranë, Gledis Nano, i cili njoftonte Ardi Veliun se Talo Çela lëizte në Tiranë me një “Audi Q8”.

Sipas informacionit pikërisht në këtë kohë, Talo Çela, ka zhvilluar takim me Ervin Matën në ambjentet e hotelit që disponon në rrugën e “Dibrës”.

SPAK e kërkon Talo Çelën, si person të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës. Për vrasjen e Fatmira Dedës në Durrës dhe për një seri krimesh të tjera që lidhen me grabitjet dhe vjedhjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA PROBLEMET ME LIGJIN TE DRONI PËR LUIZIN/ Kejvina i tregon të gjitha: Ai donte të më mbronte, Olta më ka fryrë
Previous article "NJË BIZNESMEN SHUMË I FUQISHËM KA QENË..."/ Gazetarja zbulon detaje tronditëse mbi vrasjen e kenianes

shqipe.autor

Postime të ngjashme

E PLOTË/ E akuzuan për plagosjen e gruas në Lushnje, flet nga Italia Laert Hasalla: Ngjarje e sajuar, vëllai im… Aktualitet

E PLOTË/ E akuzuan për plagosjen e gruas në Lushnje, flet nga Italia Laert Hasalla: Ngjarje e sajuar, vëllai im…

DEL FOTO/ Pasi u dënua me 35 vjet burg i plagosën motrën, kush është Kastriot Hasalla Aktualitet

DEL FOTO/ Pasi u dënua me 35 vjet burg i plagosën motrën, kush është Kastriot Hasalla

PROJEKTLIGJI PËR EMIGRACIONIN NË FRANCË/ Familja shqiptare kërcënohet me dëbim: S’mund të na ktheni, kemi... Aktualitet

PROJEKTLIGJI PËR EMIGRACIONIN NË FRANCË/ Familja shqiptare kërcënohet me dëbim: S’mund të na ktheni, kemi...

Facebook Comments

ARTUR AJAZI/ E djathta në Shqipëri, si parti leniniste Blog

ARTUR AJAZI/ E djathta në Shqipëri, si parti leniniste

LUTFI DERVISHI/ Largimi Kiarës, shenjë e kiametit Blog

LUTFI DERVISHI/ Largimi Kiarës, shenjë e kiametit

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së Blog

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip Blog

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend! Blog

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend!

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT