• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
A KA ARDHUR COVIDI I RI NË SHQIPËRI? Ja çfarë thotë Mira Rakacolli: RUHUNI nga personat që…
Home
Sociale

A KA ARDHUR COVIDI I RI NË SHQIPËRI? Ja çfarë thotë Mira Rakacolli: RUHUNI nga personat që…

22 December, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Varianti i ri i koronavirusit që është zbuluar në Britani ka vendosur në lëvizje autoritetet në të gjithë botën, përfshirë edhe Shqipërinë që ndaloi fluturimet. E ftuar në studion e “ABC”-së në një bisedë me gazetaren Juli Xhokaxhi, zv/ ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u shpreh se Shqipëria ka marrë masat e para. Rakacolli kërkoi që qytetarët të ruhen nga njerëzit që vijnë nga Britania. Por a ka mundësi që varianti i ri i virusit të ketë ardhur në Shqipëri? Zv/ ministrja tha se është ende herët për të folur për këtë.

“Në pjesën jugore të Anglisë qarkullon një virus më infektues se virusi i mëparshëm. Raste të tilla thuhet se mund të ketë edhe në Holandë dhe Danimarkë, dhe është gjetur një rast i vetëm në Australi. Lëvizja e njerëzve e transmeton dhe në kohë festash ka më shumë lëvizje, kjo është arsyeja që shumë vende përfshirë edhe Shqipërinë ndaluan, të thuash ka ardhur në Shqipëri apo jo është shumë herët.

Duhet parë si do të shkojë trendi, nëse do të ketë rritje duhet të bëhen sekuencat. Ne kemi laboratorin e referencës që ndodhet në Londër, për ta çuar atje, dhe në Berlin, nëse do të kemi dyshime, patjetër që do ta bëjmë. Por kjo nga ana praktike e të sjellurit, duhet të ruhemi nga udhëtarë që vijnë nga Britania. Nuk e dimë nëse ka mbërritur në Itali, shpesh flitet shumë, edhe në mënyrë të papërgjegjshme. Krahas ndërprerjes së fluturimeve në Angli kemi vendosur karantinimin për ata që që vijnë në kufirin shqiptar, por që si pikënisje kanë pasur Britaninë e Madhe”.

Por a mund të sillet ndryshe me ata që e kanë kaluar njëherë, varianti i ri i virusit? “Është shpejt për të nxjerrë të tilla konkluzione. Akoma nuk janë gjëra të përcaktuara, është sëmundje e re, ajo që dihet deri tani, thuhet që është që vërtetë që ka shkallë infeksioni më të lartë, por mendohet që sëmundja që shkakton nuk është më e rëndë se ajo. E dyta që është shumë e rëndësishme, ishte fjala a të mbron vaksina? Dhe mendimi deri tani është po që të mbron. Gjërat do të shikohen në dinamikë. Nuk mund të kemi mendim të prerë shkencor”.

Pezullimi i fluturimeve me Britaninë është vendosur deri në datë 6 janar, por cfarë do të ndodhë më pas?  “Nuk ka asgjë që nuk lëviz, është menduar kjo, të shikojmë si do të zhvillohen situatat deri atëherë. Është vendosur një afat, ta shikojmë këtë afatin 2 javor si do të shkojë dhe të shikojmë, ne nuk kemi thënë që do të hiqet pas datës 6, mund të shtohen vende të tjera, mund të hiqen” tha ajo./ db/Abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË TJERA PROBLEME ME DREJTËSINË/ PAGOI cash paratë për shkollimin e fëmijëve, LLALLA akuzohet për deklarim të... (PAGESAT)
Previous article PUBLIKOHET LISTA/ Ja kush janë 842 familjet fituese të kredisë së butë për strehim nga Bashkia e Tiranës

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET)

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës Aktualitet

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT