Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar sot në emisionin Stdio e Hapur, ka thënë se zërat që audio përgjimi ka ardhur nga maxhoranca, ndodh pasi lufta në qeveri është bërë shumë e madhe.
Pjesë nga biseda
Ka një version tjetër për audio përgjimin se po vjen nga maxhoranca, për shkak të luftës?
Tani njerëzit e thonë këtë, me të drejtë për shkak të një beteje të egër mes Tahirit dhe Xhafës. Tahiri në fjalimin e fundit, ai ka sulmuar hapur Xhafën.
Në relacionin e fundit kur erdhi ligji i Vettingut, ishin të gjitha të shkruara sikur ti kisha shkruar unë. Nëse do i shkruaja unë nuk do të hiqja asnjë presje.


