• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A jeni të sigurt se e njhni Shqipërinë? “Po the Gjirokastër, i ke thënë të tëra…”
Home
Jetë

A jeni të sigurt se e njhni Shqipërinë? “Po the Gjirokastër, i ke thënë të tëra…”

25 April, 2018 anxheladoko Jetë

A e njihni mirë Shqipërinë turistike dhe burimet e saj? Kur themi burimet nënkuptojmë që nga pikat kulturore, monumente të natyrës si shpella, kanione apo edhe objekte kulti. Shifra e gjithë burimeve turistike sipas një bilanci të bërë së fundmi dhe të publikuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është 3390. Qarku me pasuritë më të mëdha është ai i Gjirokastrës, me 697 burime që nis me Kalanë e qytetit, që është më përfaqësuesja dhe mbyllet me qytezën e Dedjanit në Përmet.

Gjirokastra ndiqet nga Berati, me 569 burime turistike që edhe në këtë rast, nisin me kalanë e qytetit pasohet nga kalaja e Krotinës, ajo e Mjeshtovës e me radhë lista mbyllet me Kroin Mbret dhe Kanionet e Xhunovës. Qarqet me pasuri më modeste janë Durrësi dhe Lezha me nga 98 burime turistike në listën e tyre ndërkohë që Fieri ka vetëm 92.

Por edhe pse Shqipëria ka kaq shumë burime, vetëm një pjesë e këtyre atraksioneve janë promovuar apo bërë pjesë e guidave turistike. Tendenca e vizitave është drejt pikave më simbolike, ndërkohë që turizmi i aventurës përmes grupeve të veçanta që organizohen fundjavave po eksperimenton viteve të fundit në destinacione të reja. Të tilla janë lumi i Shalës i konsideruar si Tajlanda Shqiptare, Ujëvara e Sotirës apo Kanionet e Osumit.

Edhe në kryeqytet ka gjithmonë e më shumë interes për të vizituar rrethinat, ku përveç Petrelës, Prezës apo Dajtit, që kanë kohë që janë pjesë e axhendës së fundjavave, janë shtuar edhe pika të tilla si Syri i Ciklopit, Kanionet e Erzenit e një seri atraksionesh të tjera.

Shqipëria ka qenë vitin e fundit në fokusin e mediave të huaja që promovonin bukuritë e vendit, ndërsa dhe numri i vizitorëve është rritur ndjeshëm. Butrinti, Berati, Gjirokastra, Kalaja e Krujës, apo dhe bregdeti janë destinacionet që u bëjnë më shumë përshtypje mediave të huaja.

Sipas statistikave të INSTAT, në tre muajt e parë të vitit kanë hyrë 677 mijë shtetas të huaj, me një rritje prej 12.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Në sezonin e verës pritet që turistët e huaj të shënojnë sërish rritje. Hotelet kanë raportuar se ata janë prenotuar tashmë, ku kryesorët janë sërish polakët, ka rritje prej ukrainasve dhe risi këtë vit janë nordikët, që kanë rezervuar në Durrës, përmes agjencisë Apollo.

Burimi: Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË DURRËS/ 19 vjeçarja kapet në flagrancë me 2 doza marijuanë. I kishte futur në...
Previous article Klaudio Ndoj, shqiptari që i shpëtoi plumbave të 97-ës, duke u bërë një “yll” basketbolli

anxheladoko

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT