• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A ISHTE DEKLARATA E YURI KIM PËR “VRASJEN E REFORMËS NË DREJTËSI” MESAZH PËR METËN? Rama: Presidenti ka kërkuar të ndryshohet Reforma
Home
Politikë

A ISHTE DEKLARATA E YURI KIM PËR “VRASJEN E REFORMËS NË DREJTËSI” MESAZH PËR METËN? Rama: Presidenti ka kërkuar të ndryshohet Reforma

22 May, 2020 Delo.autor Politikë

Kryeministri Rama ka konfirmuar mbrëmjen e sotme se Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që të ndryshohet Reforma në Drejtësi, në takimin që ka patur në Pallatin e Brigadave me kruen e PD Basha dhe aleatët opozitarë. Për këtë tha Rama, janë vënë në dijeni dhe ndërkombëtarët nga vet Meta.

“Ndërkombëtarëve iu është kërkuar ndryshimi i Reformës në drejtësi nga presidenti Meta. Nuk ka nevojë të di më shumë për këtë.

Por gjithë kjo përpjekje për të ndërtuar qarkun e dytë ka synuar të njëjtën gjë që kemi parë edhe më 2017, me 2019, krijimin e një carje të madhe nga pikëpamja e procesit politik, vënia në diskutimin të reformës zgjedhore dhe kthimin pas të reformës në drejtësi.

Të gjitha janë të lidhura bashkë. Pa diskutim. Parlamenti nuk urdhërohet nga Lulzim Basha, sepse Basha është thjesht qytetar në raport me parlamentin.

Nuk ka tagër t’i thotë parlamentit bëj këtë e atë, sepse parlamenti është sovran e ligjitim. Ata atje i ka sjellë Lulzim Basha. Parlamenti do marrë cdo vendim edhe për reformën në drejtësi, në koordinim me SHBA. Tundimi kundër reformës në drejtësi duke bërë cmos i kemi parë, por janë të gjitha gjëra që nuk do japin rezultat”, tha Rama.

Ndërkohë, pasditen e sotme ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se ka zëra për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë Reformën në Drejtësi, zëra për të cilët ambasadorja tha se shpresonte të mos ishin të vërtetë.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta.

Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë,” deklaroi Yuri Kim, por nuk përmendi emra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZBULIMI FANTASTIK"/ Ironia e Ramës: Kemi njerëz që japin jetën për Teatrin. Meta nuk fle gjumë pa lexuar Molierin. Për “Zgjedhoren”, të thahet pak “plaga” e teatrit
Previous article “AS TELEVIZOR NUK KISHIM, BABAI SHKONTE PËR TË PARË FILMAT TEK…”/ Historia e panjohur e Sandër Prosit, kollosit të teatrit

Delo.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT