Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka tronditur të gjithë botën, teksa shpesh në media është hamendësuar edhe për shëndetin psikologjik të Presidentit Vladimir Putin.
Gazetarët në Rusi janë interesuar së fundmi për shëndetin mendor dhe emocional të liderit të Rusisë. Bëhet me dije se gjatë një konference, Dmitry Peskov është pyetur nga gazetarët se si po ndihet momentalisht Putin.
Ai është përgjigjur se Presidenti rus Vladimir Putin është duke punuar me orë “jashtëzakonisht të parregullta“, por ai është “emocionalisht mirë”.
“Dita e punës e presidentit zgjat nga mëngjesi deri në mbrëmje vonë” dhe “orët e tij të punës janë jashtëzakonisht të parregullta,” u tha Peskov gazetarëve.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje specifike, Peskov shtoi se “gjendja e tij emocionale është në rregull”.
Kujtojmë se sot jemi në ditën e 21 të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, teksa mes tyre kanë humbur jetën qindra të pafajshëm, përfshirë këtu edhe fëmijë


