Prej ditës së djeshme pasi kryeministri Edi Rama prezantoi projektin e ri të teatrit kombëtar, ka plasur një debat, pro apo kundër tij.
Sot qarkulloi lajmi se projekti është kopjim i një studioje ukrainase, e cila e kishte projektuar për opera në Korenë e Veriut.
Në lidhje me këto hamendësime reagoi edhe arkitektja Ira Miroshnikova e studios “Forma Architects”.
Ajo ironizon në facebook duke shkruar se a ka mundësi që të jetë një rastësi duke publikuar edhe foto nga të dy projektet.
“Rastësi? Nuk e besoj…”, shkruan ajo.



