Pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, Edi Rama është ndalur para gazetarëve.
Mes të tjerash, ai është pyetur lidhur me deklaratat e ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj, kur tha se është kërcënuar prej tij në mbledhjen e Kryesisë.
Rama u shpreh se PS e ka shumë të qartë pozicionin e vet dhe se është detyra e tyre që drejtësisë t’i japin të gjitha mundësitë që të bëjë punën e vet, e pashqetësuar as nga komentet e atyre që përfaqësojnë PS.
A e keni kërcënuar Ahmetajn në mbledhjen e Kryesisë?Edi Rama: PS e ka shumë të qartë pozicionin e vet, mund të pyesin sa herë të doni, është liria juaj, por është detyra jonë që drejtësisë t’i japim të gjitha mundësitë të bëjë punën e vet, e pashqetësuar as nga komentet e atyre që përfaqësojnë PS.


