Horoskopi shpesh herë tregon shumë cilësi për karakterin e njerëzve. Dhe shumica prej nesh bazohemi tek ai për të mësuar diçka më shumë për partnerin tonë.
Por ndër cilësitë më të veçanta që shenjat e horoskopit kanë është që ne mund të dallojmë se kur një çun është një djalë i pavarur apo një’ çun mami’.
Epo ne tashmë kemi tre shenjat e horoskopit që janë me patjetër ‘Çuna mami’.
Bëhet fjalë për binjakët, gaforren dhe bricjapët.
- Binjakët
Binjakët janë një shenjë që janë shumë të pavendosur në atë se çfarë duan dhe gjithmonë kanë mamanë e tyre afër që ju zgjidhë çdo vështirësi. Edhe pse nuk e pranon padyshim një binjak është një ‘djalë mami’ pasi ata në thelb kanë një shpirt fëmije dhe e din që nëna e tyre i do ashtu siç janë, kështu që kurrë nuk ndryshojnë.
- Gaforrja
Gaforrja gjithmonë dëshiron të ketë vëmendjen e mamasë së tij ai është një nga shenjat më të përkëdhelura të horoskopit nga ana e nënës së tij. Janë shumë të varur nga mamatë e tyre dhe nuk mund të bëjnë dot asgjë pa to, duke filluar që nga ushqimi e deri tek faturat. Meshkujt gaforre nuk mund të jetojnë pa kujdesin maksimal të nënës së tyre.
- Bricjapi
Bricjapi mund të duket si një “njeri i familjes” për disa njerëz, por ai është vetëm një djalë i vërtetë i mamit. Ai përdor justifikimin se familja është gjithçka që ai ka nevojë, por në realitet, Bricjapi thjesht do të rrijë me nënën e tij, pasi ajo nuk e gjykon kurrë./ bota


