• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A duhen puthur fëmijët në buzë, ja ç’thonë ekspertët e shëndetit
Home
Jetë

A duhen puthur fëmijët në buzë, ja ç’thonë ekspertët e shëndetit

3 March, 2018 luljetaautor Jetë

Një dentist këshillon prindërit që të mos i puthin fëmijët në buzë, sidomos para se t’i dalin dhëmbët foshnjës, pasi mund të përhapin një bakter të dëmshëm tek vogëlushët e tyre.

Vazhdon akoma debati nëse është e përshtatshme që prindërit të puthin fëmijët në buzë. Ndërkohë që shumë argumentojnë se nuk ka asgjë të keqe nëse prindërit e shfaqin dashurinë në këtë mënyrë, disa thonë që janë disa rreziqe të caktuara shëndetësore për të cilat prindërit duhet të jenë më të kujdesshëm. Dhëmbët e foshnjave janë sidomos më të ndjeshëm ndaj infeksioneve, duke qenë se nuk e kanë fortësinë e duhur për të përballuar efektet dëmtuese të baktereve.

“Dhëmbët e foshnjave kanë lloje të ndryshme smalti dhe dentine me dhëmbët e të rriturve”, shpjegon për The Independent mjeku stomatolog Richard Marques. “Smalti është më i hollë te dhëmbët e bebeve. Nuk është aq i fortë sa smalti tek dhëmbët e të rriturve, prandaj dëmtohet më shpejt”. Kalimi i pështymës gjithashtu mes individëve mund të rrisë rrezikun e përhapjes së sëmundjeve. Gjithsesi prindërit duhet të jenë sidomos më të kujdesshëm me fëmijët e tyre.

Kalimi i pështymës nga prindi tek fëmija është rrezik pasi mund të përhapë bakteret nga të rriturit tek fëmijë. Ky bakter mund të shkaktojë prishje të dhëmbëve të bebeve. Mund të prekë edhe indet e buta dhe mishrat e dhëmbëve para se të zhvillohen dhëmbët e bebes. Janë një sërë gjendjesh shëndetësore që mund të përhapen nga kontakti gojë me gojë, si ftohja ose gripi, herpesi etj.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kanella ngroh trupin dhe ul nivelin e sheqerit në gjak
Previous article Shenjat që tregojnë se keni një shef të tmerrshëm

luljetaautor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT