Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesit të gazetarëve se a do të rikthehet Saimir Tahiri në Partinë Socialiste nëse ai shpallet i pafajshëm nga Drejtësia me datë 19 janar përfundon afati i hetimeve ndaj tij.
Në konferencën për shtyp Rama u tha gazetareve se duhet që t’i kërkoni ndjesë Tahirit për ato që kanë shkruar për të.
Më tej shefi i qeverisë tha se Saimir Tahir nuk mund të rikthehet në PS pa u mbyllur hetimet dhe pa dalë vendimi i drejtësisë ai është përjashtuar nga partia.
“Gazetarët duhet t’i kërkojnë ndjesë Tahirit për ato që kanë shkruar për të.
Saimir Tahiri nuk mund të rikthehet në PS pa u mbyllur hetimet dhe pa dalë vendimi i drejtësisë ai është përjashtuar nga partia”– tha Rama.