• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A DO TË FUNKSIONOJË? Mbretëria e Bashkuar ka tjetër strategji kundër koronavirusit
Home
Nderkombetare

A DO TË FUNKSIONOJË? Mbretëria e Bashkuar ka tjetër strategji kundër koronavirusit

15 March, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

“Imuniteti i tufës” është një frazë që përdoret zakonisht kur një numër i madh fëmijësh vaksinohen kundër një sëmundjeje, si fruthi për shembull, duke zvogëluar mundësinë që të tjerët të infektohen. Si taktikë për të luftuar një pandemi, për të cilën nuk ka vaksinë, është e re – dhe për disa është alarmante.

Ndryshe nga pjesa tjetër e botës, Mbretëria e Bashkuar po përdor këtë strategji për të luftuar koronavirusin. Në fakt, deklarata dhe vendimi i kryeministrit Boris Johnson u panë si paradoksale. Nga njëra anë ai tha se “vendi po kalon kohën më të errët” dhe “duhet të bëhen gati që do të humbasin njerëzit e dashur”, por nga ana tjetër refuzoi të merrte masa mbrojtëse. Mirëpo pas presionit të vazhdueshëm, Boris Johnson u detyrua të ndalonte grumbullimet e njerëzve.

Për të arritur imunitetin e tufës, rreth 60% e popullsisë do të duhet të sëmuret që të bëhet imun, sipas Patric Vallance, këshilltari shkencor i qeverisë. Megjithatë edhe shkencëtarët që e kuptojnë strategjinë janë në ankth. “Unë shqetësohem sepse mund të mos jetë më e mira që mund të bëjmë,” tha Martin Hibberd, profesor i sëmundjeve infektive në Londër.

Mbretëria e Bashkuar ka tjetër strategji kundër koronavirusit,

ME NGJYRË BLU – NJERËZIT JOIMUNË, POR TË SHËNDETSHËM. ME NGJYRË TË VERDHË – NJERËZIT IMUNË DHE TË SHËNDETSHËM. ME NGJYRË TË KUQE – NJERËZIT JOIMUNË DHE NË RREZIK.

Përmes kësaj strategjie, synohet që pjesa dërrmuese e popullsisë ta kalojë koronavirusin në mënyrë që të fitojë imunitet, ndërkohë që sistemi mjekësor merret vetëm me rastet më të rënda duke shmangur kështu kolapsin.

Mirëpo kjo strategji – e cila heq dorë nga testimi i gjerë, gjurmimi i kontakteve dhe izolimi i tyre – mund të rrisë rrezikun e infektimit të personave që përballen me probleme të mëdha shëndetësore.

Mbetet për t’u parë se si do të vijojë përhapja e Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, megjithëse në kushtet kur nuk është krijuar vaksina, kjo strategji duket e rrezikshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONSTATONI RRITJE ÇMIMESH? Ministria e Financave thirrje qytetarëve: Vetëm sot 75 raste. Ja ku duhet të denonconi
Previous article GJATË QËNDRIMIT NË SHTËPI/ Lojërat që do të argëtojnë të gjithë familjen pa patur nevojë për teknologjinë

k.autor

Postime të ngjashme

ULEN ÇMIMET E NAFTËS NË TREGJET BOTËRORE/ Sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregun Botë

ULEN ÇMIMET E NAFTËS NË TREGJET BOTËRORE/ Sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregun

PARALAJMËRON SËRISH IRANIN/ Trump: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet Botë

PARALAJMËRON SËRISH IRANIN/ Trump: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet

MBIDOZË ALKOOLI DHE DROGE/ Princ i Arabisë Saudite gjendet pa jetë në një hotel në Londër Botë

MBIDOZË ALKOOLI DHE DROGE/ Princ i Arabisë Saudite gjendet pa jetë në një hotel në Londër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT