• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A DO TA “VRASË” BASHA “BABAIN” POLITIK? Analistë e gazetarë të ndarë për fatin e Berishës në PD pas kërkesës së SHBA
Home
Politikë

A DO TA “VRASË” BASHA “BABAIN” POLITIK? Analistë e gazetarë të ndarë për fatin e Berishës në PD pas kërkesës së SHBA

6 August, 2021 Delo.autor Politikë

17 vite më parë  ishte Sali Berisha që  afroi Lulzim Bashën në Partinë Demokratike. Sot atij i kërkohet të “vrasë” babin politik  dhe të hapë një kapitull të ri në historinë e kësaj partie.

Aristir Lumezi: Është përdorur shumë herë si term “vrasja” politike e babait, për mendimin tim ai nuk ka një fuqi të tillë ta marrë një vendim të tillë për Sali Berishën i cili ia dha PD Lulzim Bashës. Mendoj se duhet të jetë një vendim kolegjial i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Ben Andoni: Ashtu siç thuhet në kanonet politike për të “vrarë” atin  zoti Basha nuk është i zoti. Që të bësh akte të tilla zoti Basha nga artikulimi,  nga mënyra e pozicionimit akoma nuk është i vetëdijshëm që është kryetar i PD por zoti Basha është krejtësisht i përgatitur për t’i kthyer krejtësisht kurrizin zotit Berisha.

Sali Berisha  ka vendosur t’i dalë përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mesazhi i një dite më parë tingëlloi kërcënues edhe për Lulzim Bashën.

Aristir Lumezi: Si për zotin Basha ashtu dhe për ambasadën qëndrimet e Berishës janë një lloj kërcënimi,  por në fund fare duhet ndarë. Nuk mund të jetë ky personazh që ka zvarritur historinë e Shqipërisë këto 30 vite nuk mund ta mbajë peng PD për të krijuar tensione, për të krijuar debate të kota.

Ben Andoni: Dalja dy herë në konferencë shtypi i vetëm, pa mbështetje, tregon se ai realisht është vetëm dhe  se ai është nisur në një rrugë gati pa kthim.  Por, nga ana tjetër ti shikon reagimin e pikave kryesore të PD që nuk kanë artikulim të qartë dhe shenjat janë dhënë se ata janë të parët që do i kthejnë kurrizin zotit Berisha, për këtë duhen disa evidenca që ti japë sistemi jonë i drejtësisë  ose të jepet diçka nga pala amerikane.

Gushti është periudhë  refleksioni për Lulzim Bashën, i cili është përballë vendimarrjes më të vështirë në karrierën e tij politike.

Aristi Lumezi: Ndofta z.Basha  pret një reflektim të zotit Berisha, ose zoti Berisha po tenton e dale sa me pak i dëmtuar nga kjo histori për te pasur një dalje sa me te bute nga kjo histori.

Ben Andoni: Problemi është se zoti Basha do të ndjeke një rruge te trete. Qe te mbaje mire edhe bazën e PD, edhe ate shkalle te madhe detyrimi qe ka ndaj zotit Berisha dhe nga ana tjeter te jete komod me politiken shqiptare. Te treja keto nuk shkojne.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BASHA POLITIKAN I PAFUQISHËM"/ Lubonja: Më mirë pa opozitë sesa kështu, janë të kapur dhe të trembur
Previous article MBËRRITJA E 3 HELIKOPTERËVE/ Rama: Situata e përmirësuar parashihet të marrë një drejtim shumë pozitiv

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPTARËT NUK FRYMËZOHEN MË NGA JU"/ Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja Breaking News

"SHQIPTARËT NUK FRYMËZOHEN MË NGA JU"/ Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë Politikë

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT