• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A DO TA SHPËRNDAJË PARLAMENTIN? Meta: Po rrinë kot! (Por e rrëzon ish-ministri i LSI-së)
Home
Politikë

A DO TA SHPËRNDAJË PARLAMENTIN? Meta: Po rrinë kot! (Por e rrëzon ish-ministri i LSI-së)

19 November, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Presidenti i Republikës Ilir Meta i pyetur nëse lëvizjet e tij po shkojnë në drejtim shpërndarjes së parlamentit është përgjigjur duke thënë se një gjë të tillë mund ta bëjë me një dekret, pasi ata (deputetët) sipas tij po rrinë kot. Megjithatë, shtoi kreu i shtetit për momentin ka punë më të rëndësishme se shpërndarja e parlamentit duke bërë një prapaktheu.

“Parlamenti një ditë do shpërndahet, kot sa rri dhe kështu si është. Ju e dini që me dekret të presidentit shpërndahen. Ata duhet ta kuptojnë vetë që duhet të shkojnë të votohen. Unë kam ca punë të tjera më të rëndësishme se kaq. Unë mendoj që ka ardhur koha e referendumeve sepse këtu nuk funksionon dialogu politik kemi lidera që nuk marrin përgjegjësi për ato që bëjnë. Prandaj tu japin mundësi qytetarëve të shprehen” tha Meta në Open.

Por, Ylli Manjani, ish-ministri i LSI-së, në qeverinë ‘Rama 1’ kur Meta ishte në koalicion me PS-në i ka dalë kundër duke e rrëzuar pretendimin e Presidentit se ka fuqinë për të shpërndarë parlamentin me një dekret. Manjani jep në Facebook edhe arsyet se përse Meta nuk ka fuqinë për ta bërë jnë gjë të tillë nëse nuk plotësohen dy kushte.

“Si kërcënimi i Parlamentit (Edi Ramës) që do shkarkojë Presidentin, ashtu edhe kërcënimi i Presidentit (Ilir Metes) se do shpërndajë Parlamentin janë tërësisht jashtë hapësirës Kushtetuese të Republikës. Siç e kemi stërspjeguar, madje edhe të konfirmuar nga Komisioni i Venecias, procedura e shkarkimit të Presidentit është jo Kushtetuese. Nga ana tjetër, Kushtetuta parasheh se shpërndarja e Parlamentit bëhet vetëm kur ky i fundit dështon të zgjedhë Kryeministrin ose kur nuk arrin të miratojë buxhetin. Asnjëri nuk legjitimohet të bëjë atë që kërcënon se do ta bëjë!

Cilido që do të ndërmerrte një hap të tillë ekstrem, pra të përdorte autoritetin formal për të goditur tjetrin, do sillte pasoja shumë shumë të rënda për vendin. Në një përplasje të tillë, ku çdo mjet nuk përjashtohet, fiton më i forti por humbet Shqipëria. Ndaj nuk dua as ta mendoj këtë skenar. Nuk ja ka borxh ky vend askujt as një ’97 tjetër, por as një Enver Hoxhë të ri...” shkruan Manjani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ASGJË NUK ËSHTË PERFEKTE"/ Duka kritikon Rejën për barazimin me Andorrën: Do t’i propozoj që të ...
Previous article ARRESTOHEN 9 PROSTITUTA NË ZVICËR/ 5 prej tyre dalin SHQIPTARE

k.autor

Postime të ngjashme

FLUKSI I PUSHUESVE PARALIZON RRUGËT NË LEZHË/ Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore Aktualitet

FLUKSI I PUSHUESVE PARALIZON RRUGËT NË LEZHË/ Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë Politikë

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT