• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A do ta shkarkojë Trump Këshilltarin e posaçëm Mueller?
Home
Nderkombetare

A do ta shkarkojë Trump Këshilltarin e posaçëm Mueller?

20 April, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Policia në qytetin Pitsburg të Shteteve të Bashkuara është duke u përgatitur për trazira, në rast se presidenti Donald Trump shkarkon këshilltarin e posaçëm, Robert Mueller.

Një memorandum nga komandanti i policisë i udhëzon detektivët të jenë në gjendje gatishmërie “deri në njoftimin e radhës”.

Sipas dokumentit, “besohet” se Trump do të shkarkojë së shpejti Muellerin dhe se do të pasojnë protesta të “shkallës së gjerë”.

Mueller është duke udhëhequr hetimet për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

Zyrtarët e qytetit, megjithatë, theksuan se vendimi është vetëm një masë paraprake dhe jo pasojë e ndonjë informacioni për planet e Trumpit.

“Të gjithë detektivëve të krimeve të mëdha u kërkohet të kenë me vete uniformën e plotë dhe të gjitha pajisjet mbrojtëse deri në njoftimin e radhës”, tha komandanti i policisë në Pitsburg, Victor Joseph, në një email që ka siguruar CBS News.

Kryetari i Pitsburgut, Bill Peduto, konfirmoi se urdhri u është dhënë detektivëve të qytetit.

Drejtori i Sigurisë Publike në Pitsburg, Wendell Hissrich, tha se është tipike për qytetin që të përgatitet për ngjarje apo kërcënime të mundshme.

Grupi i aktivistëve Move On tha se do të organizojë protesta në Pitsburg nëse Mueller shkarkohet, por, sipas rrjetit televiziv CNN, nuk është e qartë nëse paralajmërimi i policisë në këtë qytet është rezultat i protestës së paralajmëruar.

“Ne në Pitsburg jemi duke u përgatitur për t’iu përgjigjur shpejt dhe me forcë pengimit të qartë të drejtësisë”, tha grupi Move On në ueb-faqen e tij, duke shtuar se protesta planifikohen në qytete të mëdha në gjithë SHBA-në.

Ekipi i Muellerit është duke hetuar edhe nëse ka pasur bashkëpunim të fshehtë midis fushatës së Trumpit dhe agjentëve rusë, për ndikimin e zgjedhjeve të 2016-ës.

Presidenti mohon çdo keqbërje dhe vazhdimisht shpreh zemërimin e tij me hetimet.

Ditë më parë, Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trump beson se hetimet e Muellerit “kanë shkuar shumë larg” dhe se ai e ka fuqinë për ta shkarkuar atë.

Të mërkurën, Trump, përmes një postimi në Twitter, tha se nuk është në nxitim për të shkarkuar Muellerin dhe as zëvendësprokurorin e përgjithshëm, Rod Rosenstein.

Udhëheqësi i Komitetit Gjyqësor të Senatit amerikan, Chuck Grassley, tha se ky komitet do të votojë një ligj për mbrojtjen e Muellerit, pavarësisht kundërshtimeve të republikanëve.

Komiteti do të shqyrtojë legjislacionin javën e ardhshme./RFE/REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TVSH për biznesin e vogël/ Tatimet përgatitin procedurë të thjeshtuar, si duhet të veproni
Previous article ‘Kemi prostitutat më të bukura në botë’, ish-shefi i FBI nxjerr bisedat sekrete të Putin dhe Trump

Redaktor2

Postime të ngjashme

AVIONËT NË SHËNJESTËR? Zbulohen kërcënime me bomba, alarmohen autoritetet europiane Botë

AVIONËT NË SHËNJESTËR? Zbulohen kërcënime me bomba, alarmohen autoritetet europiane

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT