• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A DO TA MARRË SHQIPËRIA VAKSINËN RUSE E KINEZE? Rama: Gjithçka mund të ndodhi, jetojmë në Evropë
Home
Politikë

A DO TA MARRË SHQIPËRIA VAKSINËN RUSE E KINEZE? Rama: Gjithçka mund të ndodhi, jetojmë në Evropë

7 March, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama, tha se thuajse e gjithë pjesa më e madhe e Evropës dhe Botës, po has vështirësi në sigurimin e vaksinave anti-COVID. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Lezhë, kryeministri theksoi se tregu i vaksinave nuk është i lirë dhe është shumë i vështirë sigurimi i tyre.

Ai mori shembullin e Gjermanisë, e cila sipas Ramës është duke negociuar me Kinën dhe Rusinë për vaksinat e prodhuara prej tyre.

Po ashtu, kryeministri nënvizoi se pjesa më e madhe e vaksinave është shpërndarë mes 10 shteteve, ndërsa shtoi se shumë shpejt presin të reja në lidhje me sigurimin e dozave të nevojshme të vaksinave.

“Deri dje kënga ime thoshte që çdo bën vaki jeton në Tiranë, sot do të thosha që jetojmë ne Evropë. Evropa ka nisur të mendojë dhe disa vende si Gjermania, që është lokomotiva e saj, ka nisur të hapë dialogun me Kinën dhe Rusinë. Duket e pabesueshme por e vërtetë. Është e paimagjinueshme që kontinentin më i pasur i planetit ndodhet në këtë situatë, ashtu siç duket e pabesueshme kur shpërthimi i pandemisë i kapi gafil të gjithë deh gjunjëzoi të gjitha shtetet. Kështu është dhe me vaksinën. Duhet thënë që bota e zhvilluar ka thyer çdo rekord dhe parashikim për shpikjen e vaksinës për COVID-in. Sepse deri sot nuk është parë që një vaksinë të shpikej dhe prodhohej kaq shpejt. Kjo i atribuohet zhvillimit të teknologjisë e shkencës. Sot janë katër kompani bashkë me atë të fundit Amerikane që u komporua, të shtojmë dhe kinezen dhe rusen bëhen 6. Nuk jam aspak i bindur që mund të ndodhë, por çdo gjë mund të ndodhë në këtë Evropë. Ka rëndësi të bëjmë atë që duhet për njerëzit. Ka shumë njerëz që kujtojnë se mosmarrja e vaksinave kineze dhe ruse nga ne është çështje gjeopolitike. Vaksinat nuk kanë dalë në treg, nuk ka, në ç’sens? Janë shumë të vogla për nevojat e atyre që i kanë. Ku Evropa nuk ka vaksina sot të gjitha sasitë. Amerika nuk i ka stok vaksinat, prodhon vaksinon. Nuk është vaksina kineze që ka dalë në treg dhe ne s\po i blejmë. Për vaksinat do të lëmë çdo gjë tjetër, por nuk ka, nuk janë. Lufta që bëhet, është ajo të bëhet lufta për të marrë nga ata që kanë, që nuk i mjaftojnë atyre që i kanë. Jam krenar që nuk jemi në kushtet e atyre që nuk kanë bërë asnjë gjilpërë, edhe në Rajon. Kemi bërë vaksinimin e mjekëve, të atyre plus 80, por po ecim. 140 vende të botës nuk kanë bërë ende vaksinë. Para pak ditësh sasia më e madhe e vaksinës është ndarë në 10 shtete, është shumë pak. Evropa në këndvështrimin tim e ka të pamundur të vendosë një kusht të tillë. Evropa sot nuk ka të garantuara vaksinat e tjera nga kompanitë kineze dhe ruse, nuk i ka. Nga të gjitha venet, përjashto Britaninë e Madhe dhe Izraelin dhe të gjitha vendet e tjera të kësaj hemisfere kanë tension. Izraeli vuri një bast, siç dinë vetëm hebrenjtë ta bëjnë. Nuk është e rastësishme që e kanë diktuar fatin e botës historikisht, Izraeli parableu përpara aprovimit me trefishin e çmimit Pfizer-in. Bëri një marrëveshje spektakolare për nga basti dhe nga rezultati, i doli basti dhe mori rezultatin. Në vendet e Gjirit janë pak më mirë se vendet e Evropës. A e mendoni dot ju që një vend si Arabia Saudite nuk ndihmon asnjeri, flasim për një nga vendet më të pasura të botës. Kam shumë besim që diçka do e bëjmë dhe do e bëjmë shpejt”, tha kryeministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GODITI ME SHKOP PËR VDEKJE BABAIN/ Mbërrin në Gjykatën e Fierit 25-vjeçari (VIDEO)
Previous article "100 ARRITJE, 100 DITË"/ Rama: Sot 38 programe buxhetore dedikuar barazisë gjinore, në 2013 ishin 0! S’ka kohë...

s.autor

Postime të ngjashme

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe… Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe…

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që… Politikë

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT