• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
A DO KETË MASA KUFIZUESE? Po diskutohet mbyllja më herët e shkollave dhe zgjatja e…
Home
Sociale

A DO KETË MASA KUFIZUESE? Po diskutohet mbyllja më herët e shkollave dhe zgjatja e…

12 December, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Komiteti teknik i ekspertëve po diskuton mundësinë e aplikimit të masave të tjera kufizuese për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Burime pranë tyre bëjnë të ditur se ndër propozimet e hedhura nga ekspertët janë, mbyllja më herët se ora 22:00 e mbrëmjes e të gjitha aktiviteteve, ndalimi i festimeve në grup për fundvit si dhe zgjatja e pushimeve dimërore për institucionet arsimore. Disa propozime janë që shkollat të mbyllen fundjavën e ardhshme për të rifilluar, më 11 janar.

Megjithatë, çdo vendim që do të dalë nga komiteti do të bëhet publik në fillim të javës që vjen. Ndërkohë, specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, thotë se situata nga epidemia vijon të jetë kritike edhe pse ka një qëndrueshmëri sa i përket rasteve të reja.

Tomini tregoi edhe arsyet e rritjes së rasteve në terapi intensive dhe humbjeve të jetës. “Kjo periudhë e caktuar, qoftë nga rrjetet sociale dhe dhëniet e mesazheve të gabuara për të mos kërkuar ndihmë spitalore, bëri që shumë të rrinin në shtëpi edhe kur rekomandohej shtrimi në spital”, thotë Tomini për A2.

Në lidhje me të shëruarit nga koronavirusi, që zyrtarisht janë 23 mijë, që nga fillimi i epidemisë, specialistja e ISHP tha se edhe kjo kategori duhet të respektojë masat mbrojtëse pavarësisht imunitetit të krijuar ndaj koronavirusit.

“Duhet të theksohet që një njeri që ka kaluar COVID-19 mbart mbrojtje kundrejt virusit, pavarësisht që kjo nuk reflektohet në testin serologjik. Megjithatë, sërish duhet të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë masat mbrojtëse, për të minimizuar infeksionet e tjera, por edhe një riekspozim të mundshëm.

Nga aplikimi i testeve të shpejta, dhe shtrirja e tyre pas 20 dhjetorit edhe në rrethe, pritet identifikimi më herët i rasteve pozitive dhe izolimi i tyre. Ndërkohë, deri më tani në Institutin e Shëndetit Publik nuk ka raste të konfirmuar me gripin e stinës, fillimi i të cilët pritet ta rëndojë edhe më tepër situatën./A2cnn

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Kur ‘Zëri i Popullit’ njoftonte shkarkimin e gjysmës së Byrosë Politike dhe takimin e Ramiz Alisë me...
Previous article HOROSKOPI 12 DHJETOR/ Kujdes me dialogun në çift, ruani qetësinë! Parashikimi i yjeve për sot

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren Aktualitet

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

THELLOHET TRAGJEDIA/ Aksidenti me 3 të vdekur në Manzë, humb jetën edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi Aktualitet

THELLOHET TRAGJEDIA/ Aksidenti me 3 të vdekur në Manzë, humb jetën edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi

I DËNUAR PËR PËRDHUNIMIN E NJË 18-VJEÇAREJE/ 35-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli duke thyer urdhrin e dëbimit, përfundon sërish në burg Aktualitet

I DËNUAR PËR PËRDHUNIMIN E NJË 18-VJEÇAREJE/ 35-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli duke thyer urdhrin e dëbimit, përfundon sërish në burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT