• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A DO I DJEGË PD MANDATATET/ Grida Duma: Nuk besojmë se do arrijmë deri në…
Home
Politikë

A DO I DJEGË PD MANDATATET/ Grida Duma: Nuk besojmë se do arrijmë deri në…

1 December, 2018 F.autor Politikë

Deputetja demokrate Grida Duma deklaroi sot se djegia e mandateve ose jo do të jetë një vendim i forumeve të Partisë Demokratike.
Nisur nga bojkoti i parlamentit nga opozita që prej shtatorit, në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, Duma tha se nuk e di si procedurë se kur përcaktohen 6 muaj mungesë në parlament por se do jetë një vendim shumice.

“Nuk e di si procedurë. Nuk besojmë se do arrijmë deri atëherë. Nuk e di kur do të fillojë numërimi. Ne s’kemi qenë që në shtator. Mund ta fillojnë nga fillimi i sesionit të ri apo dhe nga korriku”, tha ajo.

Ndërsa gazetarja Nisida Tufa i ka përmendur rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri që u paraqit në parlament në kufijtë kohor, Duma tha se “paraqitja njëherë në 6 muaj është trashëgimi socialiste dhe Nano e bënte këtë. Nuk ka lidhje me ne”.

“Nuk ka lidhje me parashikimin, ka të bëjë me vendimin që i mbetet forumeve të partisë. Është vendim shumice. Është aksion politik jo karrierash dhe ambiciesh.

Do na kthente në parlament reagimi i maxhorancës. Duhet të ulen dhe të diskutohet në mënyrë konstruktive”, deklaroi deputetja e PD.

Ajo theksoi se maxhoranca e çoi vettingun në politikë tek Venecia se do të fitojë kohë. “Reforma në drejtësi për ne është një paketë që po dështon në aplikim jo në teori”, u shpreh Duma.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS NDESHJES/ Mournho: Kjo është arsyeja përse dështuam ndaj Southamptonit
Previous article NEPSET E SHTATZANISË/ Ja cilat janë kërkesat e "çuditshme" të VIP-eve. Nga Xhensila tek... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Deputeti i PS humb bashkëshorten: Dashuria ime sot na la Politikë

E TRISHTË/ Deputeti i PS humb bashkëshorten: Dashuria ime sot na la

"EURO E DOBËT, DUHET REFLEKTIM TE ÇMIMET"/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi Politikë

"EURO E DOBËT, DUHET REFLEKTIM TE ÇMIMET"/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë Politikë

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT