Heral Saraçi fituesi i zgjedhur në postin e Komisionerin Publik është paraqitur sot në seancën dëgjimore për shqyrtimin e një procedimi disiplinor të kërkuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
Gjyqtarja Natasha Mulaj depozitoi pak ditë më parë për shqyrtim pranë Komisionit Disiplinor raportin mbi rezultatet e hetimit për shkelje disiplinore ndaj Saraçit.
Kujtojmë që Komisioneri Publik është një institucion i ngritur si pjesë e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili ka për detyrë përfaqësimin e interesit publik gjatë kryerjes së vetingut.
Sipas Kushtetutës ky institucion ushtron apelimin e vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe përgatit raporte me shkrim në rastet e refuzimit për moszbatimin e rekomandimeve te Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për të paraqitur ankim ne Kolegjin e Apelimit.


