• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AMNISTIA FISKALE/ Të përjashtuar politikanët dhe të dënuarit për aktivitete kriminale. PD e kundërshton
Home
Sociale

AMNISTIA FISKALE/ Të përjashtuar politikanët dhe të dënuarit për aktivitete kriminale. PD e kundërshton

21 July, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Nisma e qeverisë për një amnisti fiskale e penale do t’i japë mundësinë të gjithë shqiptarëve të legalizojë pasurinë e ardhur nga puna, me parakushtin që nesër penalizimet do të jenë shumë më të forta. Synimi i amnistisë fiskale e penale është çlirimi i një kapitali që prej kohësh qëndron i fjetur e që mund të japë një ndikim mjaft pozitiv ekonomisë në këtë moment të vështirë për shkak të tërmetit të fortë që goditi vendin tonë nëntorin e kaluar, por edhe për shkak të pandemisë.

Ekspertët thonë se Shqipëria ka nevojë për një amnisti të plotë fiskale e penale për të nisur një epokë të re të funksionimit në bazë të rregullave. “Ende sot kemi një ekonomi informale, për shumë arsye. Një pjesë e mirë e bizneseve kanë punuar me atë që quhet bilanc të dyfishtë. Duke përforcuar institucionet dhe duke amnistuar kemi një vit zero. Ata që deklarojnë nga ky moment e më tutje do të kenë mundësinë të gëzojnë pronën e tyre pa patur një përgjigje të ligjit nesër, nëse vërtetohet që kjo që amnistohet nuk është si pasojë e burimit të paligjshëm të të ardhurave”, është shprehur deputetja Blerina Gjylameti.

Sipas Gjylametit, më parë kishte amnisti fiskale, por jo penale. “Nuk falen vetëm detyrimet e papaguara, por hiqet dhe pjesa e dënimit, 7 vite burg që parashikon sot ligji. Ti legalizon lekët dhe nuk dë nohesh për këtë”, ka theksuar ajo. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ashpërsim të sanksioneve për këdo që gjendet në shkelje të ligjit pas përfundimit të afatit të amnistisë. Nga ana tjetër, Partia Demokratike thotë se qeveria po fshihet pas pretendimit se po ndihmohen gjoja emigrantët, por në fakt do të pastrojnë paratë përmes akteve kriminale të kësaj qeverie në ikje. “Emigrantët shqiptarë që jetojnë me sakrifica dhe punë të ndershme nuk përfitojnë nga ky ligj, sepse ai nuk po bëhet për emigrantët, por për tra fikantët ndërkombëtarë të dro gës”, thuhet në deklaratën që ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku bëri pak ditë më parë. Projektligji “Për amnistinë fiskale e penale”, i hartuar nga ministria e Financave dhe Ekonomisë, i cili ka mbërritur për shqyrtim në Kuvend krijon premisat për një amnisti fiskale dhe penale me një afat 1-vjeçar, për subjektet, të cilat do të mund deklarojnë vullnetarisht pasuritë, me qëllim të ligjësimit të tyre dhe të formalizimit të aktiviteteve të krijuara gjatë 30 viteve të fundit.

Për të nxitur këtë proces, subjektet përfituese do të tatohen me 5% të shumës totale të deklaruar nëse e bëjnë aplikimin brenda katër muajve të parë të hyrjes në fuqi të ligjit. Më pas kjo shkallë tatimi rritet në 7% për katër muajt e dytë dhe në 10% për katër muajt e tretë. Po ashtu do të ndërpritet çdo proces gjyqësor apo gjobat dhe kamat e lidhura me këto pasuri. Funksionarët dhe politikanët janë tërësisht të përjashtuar nga amnistia fiskale. Nga kjo amnisti nuk do të mund të përfitojnë të zgjedhurit vendorë, ish funksionarët dhe familjarët e tyre. Po ashtu përjashtohen subjektet e ligjit të krimit të organizuar, pastrimit të parave apo personat e shpallur në kërkim për terrorizëm apo financimin e terrorizmit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITJA E SHIFRAVE/ Spanja bëhet epiqendra e re e Covid në Europë, pas Luksemburgut
Previous article ATENTATI NË ELBASAN/ Autori me kapuç ekzekuton Emiljano Ramazanin për 30 sekonda (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT