Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla ka reaguar pas takimit që zhvilloi me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.
Balla në një postim në rrjete sociale shkruan se ai dhe Hoti mbështesin dhe mirëpresin kërkesat e eurodeputetëve duke i kërkuar Presidencës gjermane të miratojë brënda vitit 2020 liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Mirënjohës për takimin me kryeministrin Avdullah Hoti. Ne të dy i mirëpresim dhe përshëndesim kërkesat e eurodeputetëve nga grupet kryesore politike të Parlamentit Europian, Progresistet, Partia Popullore Evropian, Rinovo Evropën dhe të tjerët duke i kërkuar Presidencës gjermane të miratojë brenda vitit 2020 liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, shkruan Balla.


