Një vajzë 17-vjeçare nga Modena, Itali rezultoi pozitive në testin e tamponit të kryer në Repartin e Urgjencës së spitalit “Infermi di Rimini”.
Vajza kishte mbërritur në Riccione në fillimin e javës së kaluar me disa miq të saj për të kaluar pushimet, por së fundi kishtë pasur dhimbje të forta veshi shkruan T.gcom.
Pasi rezultoi e prekur me Covid-19 nisi menjëherë hetimi epidemiologjik me qëllim gjurmimin e të gjithë kontakteve të vajzës dhe shmangien ose të paktën kufizimin e një shpërthimi të sëmundjes. 40 të rinj të cilët kishin pasur kontakte me të u identifikuan dhe izoluan.
Vajza është asimptomatike, është mirë dhe tani ndodhet në izolim në shtëpi. Dy prej tyre, që ishin gjithashtu nga Modena të moshave 19 dhe 17 vjeç, rezultuan gjithashtu pozitivë. Sipas mediave italiane për këtë rast, janë kryer shumë testime.


