• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“6-7% E QYTETARËVE TË TIRANËS IMUNË NDAJ COVID-19″/ Epidemiologu: Pse këto shifra janë një lajm i mirë
Home
Sociale

“6-7% E QYTETARËVE TË TIRANËS IMUNË NDAJ COVID-19″/ Epidemiologu: Pse këto shifra janë një lajm i mirë

21 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Iftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, epidemiologu Ilir Alimehmeti komentoi studimin e publikuar ditën e djeshme ngs Akademia e Shkencave.

Sipas ASH 6-7% e qytetarëve të Tiranës kanë fituar imunitet nga Covid-19. Ndërsa Alimehmeti thotë se këto të dhëna janë një lajm i mirë, pasi tregon se virusi ka qarkulluar më gjerë në krahasim me çfarë kemi parë ne.

Epidemiologu thekson se jemi të ngjashëm me situatën në Bergamo. Ndonëse, të dhënat ende nuk janë të plota, sipas tij nëse janë reale vdekshmëria nga infeksioni është shumë herë më e ulët në krahasim se çfarë u tha nga OBSH në fillim. Madje siç thotë ai me të dhënat e reja, ndoshta vdekshmëria ulet në 0.1 %, dhe për epidemiologun kjo është e ngjashme me gripin sezonal.

“Është një studim nga akademia e shkencave që e thotë 6-7 % nuk ka dalë ende raporti i plotë për të kuptuar saktë kujt i referohet fiks. Përderisa të dhenta janë zyrtare flasim për qarkun Tiranës rezulton kjo shifër, mund të jetë edhe më e vogël. Dimë që jo i gjithë qarku ka të njëjtën dendësi popullate. Mund të jetë më i vogël numri absolut, por ai relativ është shumë më i madh

Është lajm i mirë sepse tregon se virusi ka qarkulluar më gjerë në krahasim me çfarë kemi parë ne. Jemi të ngjashëm me situatën e Bergamos. Pak a shumë 1 me 46. E njëjta gjë ka ndodhur në Bergamo. Këtë vdekshmëri që kemi, por prapë nuk është në kuadrin e shifrës totale. Edhe vdekshmëria nga infeksioni është shumë herë më e ulët në krahasim se çfarë u tha nga OBSH në fillim thoshte 3.4%. Të dhënat tona epidemiologjike flasin për qarkun e Tiranës për 4.8%. ndërkohë, që me të dhënat e reja ndoshta kjo ulet në 0.1 %. Në këtë koncept është një shifër e mirë. Në konceptin tjetër tregon që virusi transmetohet gjerësiosht. Ky është studim seroprevalence, që do të thotë se është për rastet e 1 muaj para se duan deri në 3 javë që antitrupat te krijohen. Sot jemi më lart se kjo shifër”, deklaroi ai.

I pyetur për imunitetin e tufës, Alimehmeti tha se është shumë e vështirë ta arrijmë dhe madje është hequr si koncept se mund të na shpëtojë.

“Imuniteti i tufës është një kalkulim që vjen. Zor që e arrijmë, jemi larg. Nuk ka pothuajse asnjë shtet që është afër. Imuniteti i tufës është hequr si koncept që mund të na shpëtonte. Ndoshta, vetëm Bergamo e ka arritur. Por gjithçka po investohet tek vaksina. Nëse e shohim që këto shifra janë reale dhe shohim  se kemi një vdekshmëri 0.1% pra 1 për 1 mijë vetë, kjo i ngjan shumë gripit sezonal”, u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËZON OPOZITËN ME FAKTE/ Gonxhja: Ja pse akuzat e PD-së, ripostuar nga disa portale këto ditë janë fake news
Previous article KORONAVIRUSI NË BOLIVI/ Pandemia e Covid-19 përhapet me shpejtësi në kryeqytetin La Paz

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Dy të rinj shqiptarë humbin jetën pas përplasjes së motorit me monopatinën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Dy të rinj shqiptarë humbin jetën pas përplasjes së motorit me monopatinën

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

GJYQI PËR ARJOLA XOXËN/ Caktohet data në Kushtetuese për bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës Aktualitet

GJYQI PËR ARJOLA XOXËN/ Caktohet data në Kushtetuese për bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT