Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së sotme përpara kryeministrisë, protestë e thirrur nga qytetarë e artistë, kundër vendimit për mbylljen e lokaleve të natës pas orës 20:00.
Përmes një shënimi në tëitter, Rama e konsideron si të pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e Shëndetësisë shtrëngoi masat kundër Covid-19.
Me ironi, kryeministri thotë: Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje!
“E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe! Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje!”, shkruan Rama.
E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe! Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje!
— Edi Rama (@ediramaal) July 20, 2020


