Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka lajmëruar se nesër në Këshillin Bashkiak do të miratohet shpërblimi për klubin e Tiranës, me rastin e shpalljes kampion në kategorinë superiore.
Përmes një shënimi në twitter, Veliaj thotë se ky është një lajm i mirë dhe siç e do zakoni, urimet nuk bëhen duarbosh, por me shpërblim. Se çfarë do të dhurojë Bashkia për klubin e Tiranës mbetet për t’u parë nesër në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Tirana u shpall kampione 2 javë përpara se të përfundonte kampionati, për shkak të humbjes së Kukësit në ndeshjen e fundit. në 100-vjetori si kryeqytet dhe si klub futbolli, Tirana fitoi kupën e 25-të si kampione e Shqipërisë.
Eshte nje super lajm qe trofeu i Kampionatit qendron ne Tirane, dhe sa bukur per Tironen tone ne 100 vjetorin e Kryeqytetit e Klubit bashke! ⚽️🏆
Po siç e do zakoni, urimet nuk behen duarbosh, ndaj neser ne Keshillin Bashkiak bashke me urimin dhe shperblimi per kampionet! ⚪️🔵😉 pic.twitter.com/dCT5MYj3Ad
— Erion Veliaj 🚴♂️🌳⚽️🇦🇱 (@erionveliaj) July 20, 2020


