Ditën e sotme është mbledhur sërish Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Mbledhja po zhvillohet online dhe ajo që ka bërë përshtypje është se deputeti i opozitës parlamentare Krenar Rryçi ka marrë pjesë në takim nga bregdeti.
Siç shihet nga pamjet, pas tij fryn erë dhe në sfond duket bregdeti. Deputeti si duket ka filluar pushimet por nga ana tjetër ka marrë pjesë edhe në mbledhje për shkarkimin e Metës.


