Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot aktin normativ për vendosjen e maskës me detyrim në ambiente të mbyllura.
Akti normativ është miratuar me 17 vota pro në mbledhje, ku Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi se është parë e nevojshme vendosja e penalitetit pasi nuk zbatohej ndonëse ishte një nga rregullat kyçe për parandalimin e pandemisë.
“Ka të bëjë me vendosjen në mënyrë të detyruar të maskës dhe vendosjen e një lloj penaliteti prej 2 mijë lekësh për ata që nuk e respektojnë. Është bërë e domosdoshme vendosja e penalitetit pasi edhe pse më herët ka qenë rregull vendosja e maskës, ai nuk respektohej.
Janë shtruar rastet e shtruara në spital dhe i atyre që kanë nevojë për kujdes intensiv. Për këtë arsye e kemi ndjerë të nevojshme që një nga masat është taksimi i detyrueshëm i vendosjes së barrierës mbrojtëse që ul rrezikun infektimit deri në 70%”, tha Rakacolli ndër të tjera në mbledhje.


