Opozita ka braktisur sot mbledhjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës lidhur me çdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Braktisja e mbledhjes nga opozita erdhi pasi PS në raportin përfundimtar që do të dërgojë në Kuvend është tërhequr nga nisma për shkarkimin e Metës me argumentin se se shkeljet që ka bërë Meta nuk janë të mjaftueshme për të justifikuar shkarkimin e Presidentit.
DEBATET
Adriatik Alimadhi: Kjo nuk është shkelje e rëndë dhe jam kundër materialit që ka paraqitur zoti Valteri jam në logjikën tërësore të asaj që ka paraqitur zonja Bushka.
Sa kohë Valteri prezantoi qëndrimin e opozitës, unë jam kundër, nuk jam dakort. Kam qenë në mendimin që veprimet e presidentit nuk sollën asnjë pasojë të rëndë në këtë vend
Alban Zeneli: Jam dakort që Alimadhi s’është dakort me opozitën, më vjen mirë që është dakort me maxhorancën, siduket keni interesa të përbashkëta lidhur me shkeljet e presidentit, por ajo që më shqetëson është qëllimi kryesor i ngritjes së këtij komisioni. Hera e parë që një komision heton do ishte në respekt të këtij komisioni, e në respekt të qëllimit kryesor të shkruar. 55 deputetë kanë kërkuar për shkak të shkeljeve të rënda të presidentit, shkarkimin e tij. Ju, në bazë të relatores thatë që presidenti e ka shkelur kushtetutën. Cila është arsyeja që ju kërkoni që ky president të mos marrë ndëshkimin që i takon? Se kuptoj që bëni një veprim të pallogjikshëm këtëj thoni e ka shkelur kushtetutën këtej thoni do i japim një vërejtje me shkrim, kjo është pa sens
Arlind Çaçani: Kemi pune me te mira per te bere, ndaj duhet te largohemi nga komisioni
Alban Zeneli: E kemi treguar që në fillim që jemi mbështetës të institucioneve, ndaj jemi edhe në këtë komision por kjo nuk do të thotë që ne duhet të bëhemi pjesë e lojërave tuaja. Në formë proteste ne do largohemi nga ky komision sot dhe të gjitha gjërat e tjera do jua kalojmë juve me shkrim në mënyrë institucionale.
Halit Valteri: Vazhdoni, punë të mbarë.
Ulsi Manja: Punë të mbarë e ditë të mbarë dhe për ju deputëtë të opozitës, por më lejoni të bëj disa sqarime referuar edhe ligjit për punën e komisoneve hetimore, dhe opinionit të Venecias për cdekretimin, Venecia shprehet se shkarkimi përfshin disa aspekte e faza ligjore e politike.


