• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID I MERR JETË POLICIT/ Meshazi prekës i së motrës: Ishe shtylla e shtëpisë, krenaria jonë…
Home
Rajon

COVID I MERR JETË POLICIT/ Meshazi prekës i së motrës: Ishe shtylla e shtëpisë, krenaria jonë…

17 July, 2020 s.autor Rajon

Polici Ilir Gjokaj ndahet papritur nga jeta, ndërsa raportohet se ai ka qenë i prekur edhe nga Covid-19.

Mediat kosovare raportojnë se edhe pse në moshë të re, vdekja e tij erdhi si rezultat i koronavirusit.

Polici Ilir Gjokaj i cili u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, është rreth 40 vjeç. Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit e tij në rrjetet sociale ndërkohë që po raportohet se ai ka qenë i prekur me Covid-19.

Gjokaj ishte me prejardhje nga Gjakova më saktë nga fshati Skivjan.

“U prefsh ne paqe Axhoshi jam Ilir Gjoka Inshallah Zoti t shperblen me Xhehnet” ka shkruar në facebook një i afërm i tij.

Ilir Gjokaj ka shërbyer së fundmi në Stacionin Policor të Gjakovës.

Gjithashtu thuhet se Gjokaj ka pasur edhe probleme të tjera shëndetësore.

Edhe motra e Ilir Gjokës, zyrtarit policor të të Gjakovës që vdiq nga Covid-19 në moshën 40 vjeçare, ka shkruar fjalë prekëse për vdekjen e tij. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se Iliri ishte shtylla dhe krenaria e shtëpisë, ndërsa nuk di si do të jetojë pa të.

“I dashur vëllau im, na ike në moshë të re. Na thave shpirtin bre Ilir Gjoka, ne u rritëm bashkë, perveç që ishim vëlla e motër, ishim shokë dhe ekip i fortë bashkë, nuk di si do jetoj pa prezencën tënde, pa shakatë tuaja, pa këshillat e tua dhe pa forcën dhe mbështetjen e madhe që ma dhe gjithmonë”;

“Mungesën tënde nuk e zëvendeson askush o ylli jonë i bukur. Qe shtylla e shpisë, krenaria jonë, i shërbeve atdheut dhe popullit pa e kursyer veten në asnjë moment… qysh bre na tradhtove kështu kujtimet me ty do të mbesin gjithmonë sirtar i çmuar i zemres time” , ka shkruar ajo, në mesazhin e bërë publik në Facebook, pas ndarjes së parakohshme nga jeta të vëllait.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DASHURIA META-BASHA"/ Presidenti: Pa gdhirë mirë i kërkova takim kreut të PD për të folur për ndryshimet kushtetuese
Previous article DEBATI PËR 5 QERSHORIN DHE LISTAT E HAPURA/ PE zbut qëndrimin: Të ruhet konsensusi me të gjitha palët...

s.autor

Postime të ngjashme

"BOTA TË MOS HARROJË"/ Masakra e Srebrenicës, mijëra vetë nisin Marshimin e Paqes Rajon

"BOTA TË MOS HARROJË"/ Masakra e Srebrenicës, mijëra vetë nisin Marshimin e Paqes

FUNDI I BETEJËS LIGJORE PËR ZGJEDHJET/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re Rajon

FUNDI I BETEJËS LIGJORE PËR ZGJEDHJET/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë Rajon

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT