• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MARRËVESHJA E 5 QERSHORIT TË MIRATOHET PA NDRYSHIME”/ Parlamenti Evropian heq deklaratën e 3 eurodeputetëve për Shqipërinë
Home
Politikë

“MARRËVESHJA E 5 QERSHORIT TË MIRATOHET PA NDRYSHIME”/ Parlamenti Evropian heq deklaratën e 3 eurodeputetëve për Shqipërinë

17 July, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Pasditen e sotme 3 eurodeputetë të Parlamentit Europian bënë një deklaratë ku tha se çdo ndryshim që ndodh në marrëveshjen e 5 qershorit do të rrezikonte të ardhmen integruese të vendit. Kanë kaluar vetëm pak orë dhe kjo deklaratë nuk ekziston më në faqen online të Parlamentit Europian, por është fshirë.

Nuk dihet arsyeja pse kjo deklaratë është fshirë.

Në deklaratën e përbashkët bërë nga Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme David McAllister, Raportuesja për Shqipërinë, Isabel Santos dhe Kryetari i Delegacionit të Parlamentit për Shqipërinë, Manolis Kefalogiannis thanë se “Parlamenti shqiptar duhet të miratojë marrëveshjen e 5 qershorit të arritur me konsensus dhe çdo modifikim i kësaj marrëveshje i bërë pa konsensusin e të gjithë palëve do të minonte integrimin dhe thirrjen e konferencës së parë për negociatat e anëtarësimit të vendit në BE”.

Lexoni deklaratën e plotë që është fshirë nga faqa online e Parlamentit Europian.

“Ne presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis Qeverisë dhe Opozitës më 5 qershor. Çdo modifikim i Marrëveshjes pa arritur një konsensus me të gjitha partitë politike mund të rrezikojë thirrjen e konferencës së parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për këtë arsye të ngadalësojë procesin e integrimit evropian. Çdo vend është i lirë të vendosë dhe përmirësojë sistemin e tij zgjedhor sipas kontekstit kombëtar dhe konsensusit. Sidoqoftë, praktikat më të mira ndërkombëtare rekomandojnë që çdo ndryshim në sistemin zgjedhor duhet të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duke filluar të paktën një vit para zgjedhjeve të ardhshme të planifikuara. Ne besojmë se Shqipëria do t’i respektojë këto rekomandime dhe do të punojë më tej drejt arritjes së rezultateve të qëndrueshme në fushat kryesore të reformës. Parlamenti Evropian është i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit evropian dhe është i gatshëm të punojë me Parlamentin shqiptar në lehtësimin e dialogut dhe ndërtimin e konsensusit mbi reformat thelbësore në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe përgjegjshmërisë që janë të domosdoshme për BE-në e vendit të ardhmen”, thuhet në deklaratën e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HEQJA E TATIMFITIMIT DHE RRIJTA E PRAGUT TË TVSH-SË/ Bizneseve të vogla iu “falen” rreth 35 milionë euro në vit
Previous article HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME, 17 KORRIK 2020/ Këtë shenjë e presin ndrysime të mëdha

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIONI PËR "CALL CENTERAT"/ Arrestohet në Dhërmi Granit Penikaj! Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar Aktualitet

AKSIONI PËR "CALL CENTERAT"/ Arrestohet në Dhërmi Granit Penikaj! Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim Aktualitet

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës Politikë

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT