• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË THA SHKOJMË TEK SHESHI PËR…”/ Zbardhet dëshmia e kushëririt, që hedh dritë mbi vdekjen e 16-vjeçares shqiptare
Home
Breaking News

“MË THA SHKOJMË TEK SHESHI PËR…”/ Zbardhet dëshmia e kushëririt, që hedh dritë mbi vdekjen e 16-vjeçares shqiptare

16 July, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rasti i vdekjes së shqiptares Maria, 16-vjeçare, në Trikalla mbetet ende mister për autoritetet greke. Vlen të përmendet se dosja e kësaj çështje nga policia e departamentit të Trikalas nuk eshte kopsitur ende, pasi janë në pritje të përfundimit të ekzaminimit mjekoligjor dhe hetimit që do të zhvillohet në Larisa, nga ku do të kuptohet nëse vajza e mitur vdiq nga vetëvrasja apo ishte vrasje.

Sidoqoftë, familja, nga momenti kur u mor vesh lajmi për vdekjen e 16-vjeçares u kërkon autoriteteve që të hetojnë rastin, ndërsa theksojnë se vajza e tyre nuk ka kryer vetevrasje.

Prindërit ngrenë disa pyetje për të cilat nuk kanë marrë përgjigje si: pse ende nuk është gjetur ndonjë gjurmë gishti në skelat e kishës së Profetit Elia, me qëllim që të përcaktohet nëse vajza është ngjitur vetëm apo me dikë tjetër?

Një tjetër fakt është se 16-vjeçarja kishte shkuar në Polici në Trikala disa herë, duke u bërë atyre disa ankesa, ndoshta pas disa problemeve ose fobive që mund të ketë pasur ajo gjatë kësaj periudhe.

Në këtë pikë, prindërit theksojnë se hetuesit që merren me hetimin e çështjes duhet të hapin librin e ngjarjeve dhe të shohin se çfarë ka ndodhur me të gjatë një viti.

Dëshmia e kushëririt të viktimës

Protothema.gr zbulon se 16-vjeçarja disa orë para vdekjes së saj, rreth orës dy të mëngjesit kishte qenë afër shtëpisë së saj me kushëririn dhe shkëmbente mesazhe nga celulari i tij me dikë.

Rreth orës tre në mëngjes, të dy u larguan nga zona e tyre në drejtim të Sheshit Trikala.

Sipas informacioneve, atje takuan oficerin e policisë 27-vjeçar dhe më pas kushëriri i Marias u largua duke u kthyer në shtëpi, ndërsa pas disa orësh, 16-vjeçarja u gjet e vdekur.

“Isha në shtëpinë time kur ajo më thotë që të shkojmë tek sheshi kryesor së bashku për një shëtitje. E pyeta se çfarë do të bënte tjetër atje dhe ajo më tha që do të dilte me një të njohurin e saj. E pyeta se kush është dhe ajo më tha që ende nuk e njoh atë dhe se ai është nga Athina. Personi nga Athina e thirri dhe i tha ‘Unë jam këtu, ku je ti?’, ndërsa ajo ia ktheu: ‘Tani po vij’. Kur ai erdhi, unë nuk e pashë fare, ndërkohë që Maria më tha të largohesha. Unë u largova dhe nuk e di se çfarë ndodhi më pas. ‘Me sa di unë, ajo e ka parë atë për herë të parë një ditë më parë’”, tha kushëriri i 16-vjeçares për Mega.

Dëshmoi edhe polici 27-vjeçar

Asgjë të re dhe asnjë provë nuk doli nga dëshmia e policit 27-vjeçar, para hetuesve me të cilin shqiptarja 16-vjeçare dyshohet se u takua pak para se të ndërronte jetë. Ndër të tjera, ai pretendonte se e mësoi ngjarjen tragjike nga media të nesërmen, duke shtuar se nuk dinte se çfarë kishte ndodhur, pasi kur u ndanë me njeri-tjetrin Maria nuk tregoi shenja shqetësimi.

Pavarësisht kësaj deklarate, prindërit e 16-vjeçares kërkojnë të hapen kamerat në zonë, me qëllim që të shohin Marian tek Kisha dhe personi apo personat që mund të kenë qenë me të.

Autopsia e kryer dje nga ekipi mjeko-ligjor i Larissa konfirmoi rënien e viktimës dhe plagët që ajo kishte marrë.

Avokati i familjes i 16-vjeçares fatkeqe, Dimitris Samartzis duke folur për protothema.gr theksoi : “Familja, duke respektuar të gjithë, nuk dëshiron të stigmatizojë asnjë person dhe vë në dispozicion të autoriteteve thjesht të dhënat dhe provat në posedim të tyre dhe nxit që ato të ekzaminohen plotësisht, pa vonesë dhe me hapat e duhur të siguruar nga teknologjia moderne, në mënyrë që të hetojnë çështjen në thellësi dhe për të zbuluar të vërtetën”.

viktima 16 vjecare shqiptare2viktima 16 vjecare shqiptare4viktima 16 vjecare shqiptare1

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN SPANJOLL/ "Çmendet" Enis Bardhi, shënon dy gola në La Liga (VIDEO)
Previous article "BRAVO NANO"! Mozzik bën publike bisedën me të ëmën, shihni ç'i thotë ajo (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin Aktualitet

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin

NUK KA "DRITË JESHILE"/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027 Aktualitet

NUK KA "DRITË JESHILE"/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë Aktualitet

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT