• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI/ Lubonja: Njollë turpi, shërbim Ramës! Murrizi: S’njoh tutor unë, do prish gjellën e 1 Prillit
Home
Politikë

DEBATI/ Lubonja: Njollë turpi, shërbim Ramës! Murrizi: S’njoh tutor unë, do prish gjellën e 1 Prillit

16 July, 2020 F.autor Politikë

Në studion e emisionit “Real Story” në News 24 u diskutua në lidhje me ndryshimet kushtetuese që presin të votohen në Kuvend dhe që ndalojnë koalicionet parazgjedhore në zgjedhje, ndërsa hapin pjesërisht listat.

I ftuar në emision, deputeti Myslim Murrizi, një nga iniciatorët e draftit që kërkonte ndryshimet kushtetuese debatoi në studio me analistin, Fatos Lubonja.
Ky i fundit deklaroi se këto ndryshime nuk janë gjë tjetër veçse manovër e Ramës me të cilën do tentojë të fitojë zgjedhjet. Po ashtu, Lubonja tha se opozita parlamentare që u bë “pjesë e lojës së Ramës” do mbetet njollë turpi.

Kaq mjaftoi që zoti Murrizi të hapë “thesin”, të mbrohet e të akuzojë Lubonjën për ngjarje të ndodhura në vitin 1997.

Fatos Lubonja: Unë mendoj se para së gjithash këtu po flitet cili është sistemi më i mirë zgjedhor. Kam thënë dhe e përsëris se Shqipëria duhet ta ndryshojë sistemin, unë kam qenë për proporcional kombëtar, por thelbi i debatit sot nuk është ky. Duhet të dimë që Shqipëria ka vendosur një pluralizëm politik, por kur vendosen rregullat e lojës nuk vendosen nga njëra pjesë kundër tjetrës por me konsensus, me një parlament normal që nesër të mos ketë konflikte që ti ke imponuar rregullat e lojës që të fitosh. Ajo që ka ndodhur sot është shkelje e parimeve të demokracisë. Pra, Rama pasi bëri marrëveshje me opozitën parlamentare, pasi kishte bërë një marrëveshje në këshillin politik meqë nuk i dalin hesapet ka përjashtuar palën e opozitës jo parlamentare, por nuk i dolën llogaritë dhe bëri dy marrëveshje.

Zoti Murrizi fliste në emër të ca partive të vogla që s’kanë mundur të kenë ndonjëherë ndonjë deputet, nuk dihet për çfarë flet zoti Murrizi. Unë nuk kam parë opozitë, kudo në botë, opozitat janë ato që nuk votojnë atë që voton mazhoranca edhe kur bëhet fjalë për buxhete, jo më në këtë rast kur opozita ka harruar që është opozitë.

Myslym Murrizi: Më fal zoti Lubonja…

Fatos Lubonja: Prit kur të mbaroj unë fol se nuk të dëgjoj dot…Në këtë aspekt kjo punë nuk ka legjitimitet, do jetë një njollë për këta zotërinjtë dhe gjithë Shqipërinë. Kjo bëhet që të maksimizojë mundësinë e vetë të fitimit duke hequr koalicionet të gjitha janë manovra. Bëhet ndryshim kushtetues pa lojtarin kryesor që është jashtë parlamentit…

Myslym Murrizi: S’kam votuar asnjë ligj unë, s’kam votuar as më 3 shtator…

Fatos Lubonja: S’po flas për ty personalisht, por në shumicë i keni votuar. Më kujtoni grupin si atëherë kur u zgjodh Bamir Topi…që rrodhën votat nga e majta

Myslym Murrizi: Unë përfaqësoj atë që do 85% e shqiptarëve, jam për lista të hapura. Nuk jam këtu për të bërë lojën e Ramës

Fatos Lubonja: Po mirë pra mos i voto ndryshimet kushtetuese

Myslym Murrizi: Pra të rri me lista të mbyllura?

Fatos Lubonja: Nëse je shërbëtor i Ramës votojë

Myslym Murrizi: Jo mo jo, unë s’kam bërë kurrë koalicion, jam aty për të prish gjellën që u gatua më 1 prill. E di unë që po përdor Damianin ai si delfin për të fituar prapë zgjedhjet

Fatos Lubonja: Të gjithë si delfinë jeni bërë ju aty

Myslym Murrizi: Unë e kam provuar veten në ‘97 zoti Lubonja, ti ke qenë i regjistruar në tjetër front

Fatos Lubonja: Lere mo ‘97…

Myslym Murrizi: Ishte në autobus tjetër ti zoti Lubonja

Fatos Lubonja: Tani të mos i hymë asaj historie

Myslym Murrizi: Meqë the njollë të zezë në histori, shqiptarët mbajnë mend të pushkatuarit e asaj kohe

Fatos Lubonja: Ti s’ke problem me diktatorët edhe ky ashtu është

Myslym Murrizi: Ndaj jam ngritur në protestë unë se kam problem me diktatorët dhe tutorët…nuk njoh tutor unë

Fatos Lubonja: Bëje me Sokolin atë muhabetin e ’97 se unë e kam mbaruar…

Myslym Murrizi: Po normal që e ke mbaruar se kanë kaluar 23 vjet

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BRAVO NANO"! Mozzik bën publike bisedën me të ëmën, shihni ç'i thotë ajo (FOTO)
Previous article E RRALLË/ NASA pretendon se e ka zbuluar shenjën e 13 të horoskopit

F.autor

Postime të ngjashme

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan... Politikë

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan...

PROTESTUESIT I KËRKOJNË DORËHEQJEN/ Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma Politikë

PROTESTUESIT I KËRKOJNË DORËHEQJEN/ Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT