• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
A DO LIROHET ZANI CAUSHI? Artan Hoxha: Një dorë e fshehtë po përpiqet që të ndezë zjarrin. Misteri…
Home
Aktualitet
Kronikë

A DO LIROHET ZANI CAUSHI? Artan Hoxha: Një dorë e fshehtë po përpiqet që të ndezë zjarrin. Misteri…

16 July, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në studion e Abc News, këtë të enjte ka komentuar kërkesën e Myrteza Çaushit, (Zani Çaushi), për lirimin me kusht.

Sipas Hoxhës, Çaushi që njihet ndryshe si kreu i bandës së Çoles, ka qenë i dënuar dy herë, njëherë për krimet e bëra në 97’ dhe në shtator të 99’ është dënuar me burgim të përjetshëm  për vrasjen e dy personave.

Hoxha ndër të tjera ka theksuar se tashmë dënimet e Çaushit janë të bashkuar në një dhe pritet seanca e 17 korrikut për të mësuar se çfarë do të ndodhë me fatin e tij.

“Çaushi është një emër i ngelur nga 97′, një emër i rëndësishëm në atë kohë. Vitin e kaluar ai ka shkuar në gjykatë dhe ka kërkuar që ti llogaritet dhe koha e paraburgimit.

Në 28 shtator të 97′, ai është arrestuar për ngjarjet e vitit 1997, për bandë të armatosur, për vepra penale të kryera në kuadër të bandës, vrasje, rrëmbim personi.

Për këto është arrestuar dhe ka qëndruar në burg deri në mars të 99′ dhe kur u dha gjykimi në Tiranë, ndryshe nga kërkesa e prokurorit, gjykata e ka nxjerrë të pafajshëm për të gjithë akuzat e tjera dhe e dënoi vetëm për armëmbajtje për leje.

Dhe në 99′ është liruar. Në shtator po të atij viti është arrestuar sërish, pasi u përfshi në një vrasje që u dënua me burgim të përjetshëm, ku janë vrarë dy persona. Aty e ka kauzën për vrasje të dy personave dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kohës së dënimit, gjykata kthen sërish gjykimin dhe rifilloi gjykimin për ngjarjen e 97 edhe pse një pjesë e madhe e anëtarëve të bandës së tij janë të vrarë dhe për ngjarjet u dënua me 18 vite burg për ngjarjet në vitin 97.

Vitin e kaluar ai është paraqitur në gjykatë dhe gjykata tashmë po mbledh kush bos i krimit ka lekë dhe po e nxjerr jashtë dhe sot ai ka probleme me hasmin jo me shtetin.

Gjykata ka pranuar që të bashkojë dy dënimet në kuadër të kodit të vjetër penal dhe ka pranuar që ai të ketë vetëm një dënim dhe i është dhënë mundësi që të kërkojë lirinë me kusht.

Kjo është seanca e tretë dhe nëse ndodh dalja e Zanit, i cili nuk ka qenë një personazh i thjeshtë në Vlorë, por ka qenë një personazh politik, lirimi i tij krijon një tjetër problematikë, dhe do të zhvillohet një luftë e madhe për ta marrë nën kontroll”, ka thënë Hoxha.

Ndërkohë ai ka theksuar se në vendin tonë ajo që ndodh është se ata që kanë para, kanë mundësi që të blejnë lirinë e tyre.

Ndërsa për rastin e Zani Çaushit, ai thekson se nuk është një rast i tillë pasi banda e tij dhe familja janë shpartalluar nga kundërshtarët dhe sipas gazetarit, është mister fakti se kush fshihet pas një ngjarje të tillë.

“Nga burgu kanë dalë të gjithë ato që kanë lekë, pasi grupi që kanë jashtë ka bërë lekë dhe kanë blerë gjykatësit.

Por në këtë rast nuk kemi një gjë të tillë pasi banda dhe familja e Çaushit është shpartalluar.

Për mua përgjegjës në këtë ngjarje është një dorë e fshehtë që po përpiqet që të ndezë zjarrin.

Ai që po e nxjerr e ka marrë masën se për çfarë po e nxjerr, pasi me atë që ai ka bërë ai jashtë e ka të pamundur që të jetojë i lirë”, ka thënë gazetari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRIKË NGA VALA E DYTË/ Gjermania merr masa të ashpra për të mbajtur në kontroll koronavirusin
Previous article PIRLO E NIS ME VRIONIN/ “Maestroja” konfirmon bomberin shqiptar

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin Aktualitet

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin

NUK KA "DRITË JESHILE"/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027 Aktualitet

NUK KA "DRITË JESHILE"/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë Aktualitet

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT