• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË BESONIN…”/ Rrëfimi i mbesës së Adriatik Llallës: Ja skema që përdorja për të mashtruar njerëzit e ku i shpenzoja lekët
Home
Breaking News

“MË BESONIN…”/ Rrëfimi i mbesës së Adriatik Llallës: Ja skema që përdorja për të mashtruar njerëzit e ku i shpenzoja lekët

16 July, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vajza në foto quhet Ilda Kërkapi, dhe është mbesa e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, e implikuar në disa raste mashtrimi me shuma të konsiderueshme financiare. Vetë 24-vjeçarja nuk ka qenë në gjendje të përcaktonte numrin e personave që kishte mashtruar duke i premtuar punësim pranë administratës së prokurorisë, por në muajin Maj 2020 Ilda Kërkapi shpëtoi nga një arrestim i policisë, vetëm për faktin se kjo vajzë kishte vetëm dy muaj që ishte bërë nënë. Deri në këtë fazë të hetimit prokuroria e Tiranës ka arritur të zbardhë vetëm tre raste mashtrimi, të cilat variojnë nga periudha 2019 deri në 2020. Në një rast Ilda Kërkapi ka mashtruar vëllanë e shoqes së saj që jetonte në Itali, duke i premtuar punësimin e tij si recepsionist pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Ndërsa në një rast tjetër Ilda Kërkapi ka mashtruar shokun e saj të klasës, Real Lule, duke i premtuar këtë të fundit se kundrejt 2300 eurove do e punësonte si Oficer të Policisë Gjyqësore në Prokurori. Mësohet se Kërkapi këtë aktivitet kriminal duke mashtruar njerëz të ndryshëm besohet se e ka filluar prej vitit 2016, periudhë kur Prokuroria drejtohej nga kryeprokurori Llalla. Madje gjatë kohës 2017-2018, me urdhër të Llallës, Ilda Kërkapi, thotë në rrëfimin e saj se ka bërë praktikën pranë drejtorisë së Financës në Prokurorinë e Përgjithshme. Por ajo që është akoma dhe më e rëndë në këtë histori mashtrimi është dhe fakti se personat e mashtruar kanë pranuar të japin para në këmbim të një vendi pune, në një periudhë kur drejtues i Prokurorisë Shqiptare nuk ka qenë Adriatik Llalla por një prokuror tjetër.

Llalla prej dhjetorit të vitit 2017 është larguar nga drejtimi i Prokurorisë së Përgjithshme. Por pavarësisht kësaj, mbesa e tij Ilda Kërkapi vijon të mashtronte njerëz të ndryshëm duke i premtuar se kundrejt një shume prej 2 mijë deri në 3500 euro do arrinte të mundësonte punësimin e tyre në prokurori. Në rrëfimin e Ilda Kërkapit, që ka dhënë në prokurori ajo kujton se u ka marrë një shumë prej 6 milion lekë të vjetra dy vajzave Dorina dhe Alba Leka. Këtë sasi parash ia ka marrë për arsye personale, dhe më pas ia kishte kthyer pasi Kërkapi shiti automjetin tip “Benz-Mercedes C-Class”. Ajo ka treguar se gjatë periudhës 2017-2018 është punësuar si praktikante pranë Prokurorisë së Përgjithshme në sektorin e Financës. Pothuajse çdo ditë shkonte në prokurori ku hynte dhe dilte në këtë institucion të rëndësishëm. 24-vjeçarja Kërkapi, ka treguar se çdo person që ka mashtruar i është prezantuar si punonjëse e prokurorisë dhe më konkretisht si punonjëse pranë Departamentit të Financës. Një gjë të tillë e ka kryer për të qenë sa më shumë e besueshme tek personat që u ka marrë lekët, pasi siç thotë ajo kishte nevojë për shuma financiare dhe në këtë situatë, Ilda Kërkapi, ka treguar se ka gjetur këtë mënyrë më të lehtë për të bërë para.

Kërkapi ka pohuar para hetuesve se asnjë person që ka mashtruar nuk i është vetë ofruar për tu punësuar në prokurori, por i është vetë ofruar ajo vetë. Ku herë i ka telefonuar në telefon duke i thënë se në Prokurori të Përgjithshme ishte hapur një vend vakant pune dhe herë i kontaktonte në rrjetet sociale dhe herë i kontaktonte spontanisht në kafe. “…duke qenë se unë kam bërë praktikën mësimore në Prokurorinë e Përgjithshme dhe u prezantohesha si mbesa e kryeprokurorit Adriatik Llalla, njerëzit mendonin vërtetë se mund të bëja një punë të tillë dhe pranonin të më jepnin lekët. Lekët ose eurot m’i jepnin në dy pjesë dhe pasi kalonte një kohë, u thosha se nuk bëhej gjë dhe i premtoja se do ua ktheja lekët në një moment tjetër…”, ka pohuar Ilda Kërkapi. Në lidhje me pyetjen si i shpenzonte lekët që merrte nga këta persona,  Kërkapi është përgjigjur para hetuesve se shumat financiare i shpenzonte për jetën e saj personale.

24-vjeçaria në dëshminë e saj ka shpjeguar se është me status beqare, por në fakt është e martuar me Klajdi Lilën, me të cilin ka një djalë 3 muajsh. Kërkapi, ka treguar se bashkëshorti i saj nuk ka asnjë dijeni mbi veprimtarinë e saj të mashtrimit të njerëzve, duke i premtuar se do i fuste kundrejt parave në punë. Ndërkohë një fakt tjetër i rëndë por që nuk është hetuar kurrë dhe ku Ilda Kërkapi ka qenë e dyshuara kryesore, është vjedhja e lekëve në disa çanta e portofole të punonjësve të Prokurorisë së Përgjithshme. Një gjë e tillë ka ndodhur në Prokurori të Përgjithshme dhe shumë punonjës dyshuan pikërisht mbi Ilda Kërkapin, por asnjëherë nuk pati një denoncim për të.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTER MERR LAJMIN E KEQ/ "Zikaltërit" me mungesën e rëndësishme kundër Spal
Previous article ALFRED PEZA/ Pse u shkri kaq shpejt "Fronti Opozitar Kundër Edi Ramës"!

F.autor

Postime të ngjashme

DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL DHE PASTRONTE PARA/ Publikohet FOTO e biznesmenit në kërkim Artur Koçeku që iu sekuestruan pasuri mln euro Aktualitet

DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL DHE PASTRONTE PARA/ Publikohet FOTO e biznesmenit në kërkim Artur Koçeku që iu sekuestruan pasuri mln euro

NË "RRJETËN" E DREJTËSISË EDHE NIPAT E "MIRIT TË XHIKËS"/ Sekuestrohen dhjetëra llogari bankare, vila luksoze dhe pasuri me vlerë miliona euro Aktualitet

NË "RRJETËN" E DREJTËSISË EDHE NIPAT E "MIRIT TË XHIKËS"/ Sekuestrohen dhjetëra llogari bankare, vila luksoze dhe pasuri me vlerë miliona euro

PAMJET/ Ja momenti kur 23-vjeçari tentoi të grabiste me armë lodër një pikë të këmbimit valutor Aktualitet

PAMJET/ Ja momenti kur 23-vjeçari tentoi të grabiste me armë lodër një pikë të këmbimit valutor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT