• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Pse u shkri kaq shpejt “Fronti Opozitar Kundër Edi Ramës”!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Pse u shkri kaq shpejt “Fronti Opozitar Kundër Edi Ramës”!

16 July, 2020 Redaktor1 OP-ED

Ka mjaftuar vetëm një lëvizje e thjeshtë, në përmbushje të një kërkese mbarëpopullore për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë dhe Fronti Opozitar Kundër Edi Ramës të shkrihet si akullorja në diell. Vapë e madhe ka filluar, por menduam se po hallakateshin për shkak të motit dhe jo për shkak të etheve elektorale që i ka zënë opozitat politike në Shqipëri.

Hapja e listave të kandidatëve për deputetë ka qenë një kauzë e Lulzim Bashës dhe një premtim i tij për shoqërinë civile, e cila ka luftuar e vazhdon të luftojë për këtë kauzë. Hapja e listave ka qenë një kauzë edhe më e vjetër e Ilir Metës për të cilën në 2008 bashkë me Nard Ndokën dhe 8 kolegë të tyre të tjerë, bënë një grevë epike urie brenda sallës së Kuvendit të Shqipërisë.

Hapja e listave ka qenë deri dje, një kuazë e LSI përmes së cilës akuzonin Edi Ramën se nuk ishte aq demokrat dhe liberal sa ata, për ti dhënë mundësinë qytetarëve që veç siglës së partive, të kishin mundësi që të votonin edhe për deputetin që duan. Hapja e listave, ka qenë kauza Nr. 1 e deputetëve të opozitës së re parlamentare, së cilës ata vazhdojnë ti mbeten besnikë.

Hapja e listave tashmë duket që të jenë shumë pranë të bërit një realitet. Por sa më shumë i afrohemi momentit të votimit në Parlament, aq më pak e duan, të gjithë ata që deri dje bënë greva, protesta, peticione, debate, shkrime, komente, opinione, analiza, konferenca shtypi, deklarata, betime, beteja, përbetime, kërcënime, hakërrime dhe luftra në emër të tyre.

Ironia e gjithë kësaj historie është se askush prej tyre; as Lulzim Basha, as Monika Kryemadhi, as Sali Berisha, as Ilir Meta, as opozita e rrugës e as opozita Presidenciale, nuk dalin publikisht kundër listave. Sepse, kështu i bie që të bëjnë autogolin më të madh në portën e tyre politike: Duke dalë kundër vetes dhe mbi të gjitha, duke dalë kundër 80-85% të qytetarëve shqiptarë, që e duan këtë gjë.

E për ta fshehur këtë, për ta mbuluar bëjnë sikur janë jo kundër hapjes së listave, por kundër idesë së ndalimit të koalicioneve parazgjedhore. Por, as kjo nuk është e vërtetë. Sepse askush nuk ua ndalon të gjithë opozitarëve tanë, që ku janë e ku nuk janë, të mblidhen në “Frontin Opozitar Kundër Edi Ramës”. Po, po. Askush nuk ua ndalon. Përkundërazi mund të realizojnë atë që kanë 7 vjet që e predikojnë.

Mund të mblidhen sëbashku, që të paraqiten me një listë të vetme kandidatësh për deputetë. Me një sigël të vetme. Me një lider të vetëm. Me një kandidat të vetëm për Kryeministër. Me një program të vetëm elektoral. Me një qëllim të vetëm. Në një Front Opozitar të vetëm. Për të realizuar atë të vetmen ëndërr e atë të vetmin qëllim: Rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti!

A nuk është kjo ajo që kanë kërkuar? Ajo për të cilën kanë luftuar? Ajo që i ka bërë bashkë? Edhe në 2015? Edhe në 2017? Edhe kur dogjën mandatet e deputetëve opozitarë? Edhe kur dolën nga Parlamenti? Edhe kur dolën në revolucionin e hedhjes së molotovëve nëpër institucionet kushtetuese të vendit? Edhe kur bojkotuan zgjedhjet e 30 Qershorit 2019?

E kanë më në fund këtë shans që u takon natyrshëm në demokraci, por që po u jepet edhe në mënyrë ligjore, edhe në mënyrë kushtetuese. E kanë më në fund, këtë mundësi, jo vetëm teorikisht, jo vetëm politikisht, por edhe elektoralisht. A nuk janë shumë? A nuk janë të gjithë bashkë? A nuk kanë thënë gjithmonë se popullin e kanë me vete? A nuk kanë thënë se sondazhet i nxjerrin fitues?

A nuk kanë thënë se Edi Ramën nuk e duan më shqiptarët? Se qeveria është konsumuar? Se mazhoranca parlamentare nuk ka mbështetje as popullore, as politike, as elektorale, as kombëtare dhe as ndërkombëtare? Nëse çfarë kanë thënë e besojnë vërtete. Nëse fryma e ndryshimit ekziston. Nëse shqiptarët i duan. Nëse momenti i rrotacionit politik ka ardhur, nuk ka asgjë mbi këtë tokë, që i ndalon të fitojnë në 2021 e të rikthehen në pushtet.

Marrëveshjen e 5 qershorit e bënë siç deshën. Komisionerët në qendrat e votimit dhe numërimit i kanë të garantuar përmes militantëve të partisë së vet. Listat e hapura meqë populli i do dhe pretendojnë se janë më të mirët, i kanë. Krijimin e koalicionit të përbashkët nuk ua ndalon kush. Atëherë përse shqetësohet kaq shumë lidershipi i opozitës?

Kjo situatë absurde, mund të ketë vetëm një shpjegim të thjeshtë: E dinë që as duke u bërë të gjithë bashkë, në “Frontin Opozitar Kundër Edi Ramës”, nuk arrijnë që të fitojnë dot. Kaq e thjeshtë është. Ndaj, po kërkojnë sebepe të reja, sipas avazit të tyre të vjetër. Por për këtë, nuk i ndihmon dot as PS, as listat e hapura dhe as koalicionet opozitare. Atë duhet ta zgjidhin me veten dhe me shqiptarët!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË BESONIN..."/ Rrëfimi i mbesës së Adriatik Llallës: Ja skema që përdorja për të mashtruar njerëzit e ku i shpenzoja lekët
Previous article "I KA VJEDHUR LEKËT SHOKUT, SJELL PORNOGRAFI..."/ Auron Tare replikon me Ardian Ndrecën: Ke lidhje të hershme me Sigurimin

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT