Mëngjesin e sotëm një gomone me 3 motorë 1200 kuaj fuqi është dyshuar për drogë në ujërat e detit të Vlorës.
Pas 5 orësh policia ka bërë të mundur kapjen e gomones në brendësi të lumit Vjosë, në afërsi të Mifolit.
Por duket se ka qenë shumë vonë pasi pakat e dyshuara me drogë, janë hedhur në det dhe gomonia është kapur e boshatisur. Ndërsa 3 personat që gjendeshin në gomone kanë mundur të arratisen, të ndihmuar edhe nga të tjerë.
Sakaq, policia vazhdojnë krehjen e zonës, për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë qenë në bordin e këtij mjeti lundrues, si dhe kontrollin në ujërat detare për lëndë narkotike.
Njoftimi policisë:
Në vijim të operacionit të kërkimit të mjetit lundrues, shërbimet e Policisë Kufitare, bashkë me DVP Vlorë, Delta Forcë, Rojën Bregdetare dhe Guardia di Finanza, kanë bërë të mundur gjetjen dhe bllokimin e gomones, në.
Nga këqyrja dhe kontrolli i mjetit lundrues nuk është gjetur në bord lëndë narkotike.
Shërbimet e Policisë vazhdojnë krehjen e zonës, për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë qenë në bordin e këtij mjeti lundrues, si dhe kontrollin në ujërat detare për lëndë narkotike pasi dyshohet se mund ta kenë hedhur në det gjatë ndjekjes nga Policia.
Operacioni vijon.





