• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Ulet mosha e të infektuarve në Itali! Identikiti i rasteve të reja
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Ulet mosha e të infektuarve në Itali! Identikiti i rasteve të reja

16 July, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Në 30 ditët e fundit në Itali është ulur ndjeshëm mosha e të infektuarve të rinj me Covid-19, gjë që ka hedhur poshtë idenë që të rinjtë janë “imunë” nga koronavirusi, dhe të vetmit në rrezik janë të moshuarit dhe ata me sëmundje të tjera të mbartura. Ndërsa po vazhdon ende pandemia, identikiti i pacientit COVID gjithashtu ka ndryshuar, ata janë shumë më të rinj krahasuar me disa muaj më parë.

Sipas të dhënave të raportuara nga Instituti i Lartë i Shëndetit, i azhornuar më 14 korrik, mosha mesatare e personave që janë të infektuar me virusin COVID ka rënë në mënyrë dramatike, nga mbi 60 vjeç, në momentet e fillimit të pandemisë, në 46 vjeç në ditët e tanishme.

Nga të dhënat duket qartë se në muajin e fundit, më shumë se gjysma e të infektuarve të rinj (57.6% e totalit) janë nën moshën 50 vjeç, ndërsa shifrat e përgjithshme që nga fillimi i pandemisë tregonin vetëm 31.4% . Fasha moshore që ka pësuar pikun më të madh është ajo midis 19-50 vjeç, e ndjekur nga ajo e më të rinjve (0-18 vjeç). Në muajin e fundit, vetëm 18% e të rinjve të infektuar ishin të moshës mbi 70 vjeç, duke përgjysmuar kështu përqindjen në krahasim me fillimin e emergjencës shëndetësore.

Sidoqoftë, Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali thotë se shumica e të rinjve janë asimptomatikë, sidomos ata që i përkasin grupmoshës 7-29 vjeç, por potencialisht infektues dhe të rrezikuar të përfundojnë të ospitalizuar

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i ‘Yale’ në Shtetet e Bashkuara, kërcënimi i ri i koronavirusit është nga asimptomatikë që janë përgjegjës për gjysmën e infeksioneve në mbarë botën.

Identikiti i të infektuarve të rinj

Në muajin e fundit, një identikit i ri i pacientit me koronavirus, ka dalë nga fotografia e marrë nga Instituti i Lartë i Shëndetit. Në fakt, variacione janë gjetur edhe në lidhje me gjininë; në muajin e fundit distance moshore midis burrave dhe grave pothuajse është niveluar, duke arritur në 50.9% për gjininë mashkullore dhe 49.1% për gjininë femërore. Sidoqoftë, që nga fillimi i pandemisë, janë infektuar më shumë gra (54.1%) sesa burrat (45.9%).

Sipas Luigi Bertinato, studiues nga Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali, analizimi i të gjithë të dhënave do të jetë shumë i dobishëm për menaxhimin e koronavirusit në vjeshtë, kur mund të përsëritet një valë e dytë Covid, pasi “virusi nuk është zhdukur dhe vazhdon të qarkullojë “.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK MUND TË BËJ KËTU ROLIN E BASHËS"/ Rama i përgjigjet Murrizit: Marrëveshjen e 5 qershorit PS do ta mbrojë, duhet edhe ju ta votoni
Previous article MESAZH NDËRKOMBËTARËVE/ Rama: 5 Qershori dhe hapja e listave fakt, parlamenti do i votojë të dyja...

s.autor

Postime të ngjashme

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne Botë

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake Botë

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT