• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MESAZH NDËRKOMBËTARËVE/ Rama: 5 Qershori dhe hapja e listave fakt, parlamenti do i votojë të dyja…
Home
Politikë

MESAZH NDËRKOMBËTARËVE/ Rama: 5 Qershori dhe hapja e listave fakt, parlamenti do i votojë të dyja…

16 July, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama u dërgoi sot një mesazh ndërkombëtarëve se marrëveshja e 5 qershorit do të votohet e paprekur ashtu sikur edhe hapja e listave.

“Ne po ndalojmë koalicionet? Kjo është qarja e fundit e Lulit. Ne nuk do i ndalojmë por do i bëjmë si në Gjermani dhe në cdo vend të Europës dhe do të isha mirënjohës nëse do të më tregonit një shtet demokratik. Mund të futen në një koalicionet, ose të rifuteni nga aty ku dolët nga koalicioni me PD-në, nëse do të të bëjnë pjesë të programit dhe ti do të jesh anëtar i skuadrës që do të përfaqësojnë, por koalicion.

CDU-CSU-ja është një koalicion, por ka një kandidat për kancelar dhe një skuadër dhe i shpërndajnë në fushën e betejës jo si ne në Tiranë që kemi 3 mijë kandidatë. Dhe e fundit që kam, është që ju duhet të keni pak më të shqetësuar sa herë ky parlament vendime ju dilni fëmijë pa nënë dhe baba, ilegjitimë. Opozita jo parlamentare dhe ajo presidenciale nuk e nderojnë veten, ata të cilët i mbështesin duke e fyer parlamentin dhe duke i trajtuar si dy kategori, një legjitim dhe një ilegjitim, kjo është e ulët dhe e padenjë. Askush nga ju këtu dhe ne nuk është ilegjitim.

Ju keni këtu politikisht me nënë dhe babë, disa me Monikën dhe disa me Lulin. Unë nuk e respektoj më shumë Bashën se Hajdarin, Ilir Metën se Myslym Murrizin, asnjë prej atyre që janë jashtë sesa të gjithë ju që jeni në sallë, përfshirë edhe naltmadhninë në tentativë Gjuzi. U them miqve ndërkombëtarë që nga përfaqësuesja e SHBA, e cila u vendos në dispozicion me bujari dhe durim, hapi edhe derën e shtëpisë së saj, meqë parlamenti ishte godinë e papranueshme, të BE-së, të Britanisë, të cilët edhe personalisht e lehtësuan komunikimin në episodin e fundit, përsa kohë unë do të jem kryetar i PS-së, ku bëhet dialog shqip me përkthim dhe ambasada të huaja ashtu edhe zotin Wadephul, është personalitet, më shumë mik me Bashën se me mua, por u them se parlamenti i Shqipërisë është sovran dhe do të vendoset sikur mendojnë përfaqësuesit e popullit në këtë sallë dhe do të vendoset në respekt të marrëveshjes së 5 qershorit nga njëra anë dhe në respekt të më shumë se 80% të shqiptarëve nga ana tjetër që duan të vendosin jo vetëm partinë por edhe deputetin. Këto të dyja janë një fakt me të cilën të gjithë miqtë dhe partnerët tanë duhet të jetojnë. Nuk do ta pengojë parlamentin që para mbylljes që të votojë një ndryshim historik, që u shërben shqiptarëve” tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Ulet mosha e të infektuarve në Itali! Identikiti i rasteve të reja
Previous article "DUKE PASUR PARASYSH REKOMANDIMET E..."/ Zëdhënësja e KE: Thelbësore që marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore në Shqipëri të ruhet

s.autor

Postime të ngjashme

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin Politikë

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin

DHUNA NË PROTESTË/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve Politikë

DHUNA NË PROTESTË/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve

BEGAJ VIZITË NË LUGINËN E PRESHEVËS/ Takime me faktorin shqiptar: I sigurova që do të jem avokat i shqiptarëve të kësaj treve Politikë

BEGAJ VIZITË NË LUGINËN E PRESHEVËS/ Takime me faktorin shqiptar: I sigurova që do të jem avokat i shqiptarëve të kësaj treve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT