Një rast i ri me koronavirus është konfirmuar ditën e sotme në Berat. Personi i konfirmuar është nga fshati Drenovic. Po ashtu mësohet se kemi të bëjmë me një vatër të re.
Rasti i konfirmuar dyshohet të ketë pasur kontakte gjatë punës ku fermerë merren me grumbullimin dhe shitjen e prodhimeve të zonës.
Ndërsa, tre rastet e konfirmuara në Vlorë janë një turist në Himarë nga Tirana dhe 2 të tjerët janë kontakte të një turisti nga Tirana.


